Në tërësi po zhvillohet hetim në kuadër të Prokurorisë publike, të gjitha aktivitetet që jemi të obliguar t’I kryejmë, të sigurojmë dëshmi etj, I paraqesim dhe I parashtrojmë në Prokurorinë publike, deklaroi sot ministri I Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski lidhur me rastin e Sasho Mijallkovit.
“Kur të ketë mundësi ligjore për t’u ndarë këto hollësi me opinionin, sigurisht se kjo do të bëhet”, u përgjigj në pyetjen e gazetarëve se deri ku është procedura me Mijallkovin, ministri Spasovski, I cili sot në mëngjes është për vizitë në Sektorin për punë të brendshme Kumanovë dhe në kontroll të aktiviteteve ndërtimore të objektit.