Kryeministri Zoran Zaev sot nuk deshi të prejudikojë nëse do të vendosen masa të reja restriktive pas rritjes së numrit të rasteve të reja me Kovid-19. Në deklaratë për mediumet theksoi se do t’I ndjekin rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse.
“Për masa të tjera të mundshme restriktive do ta presim Komisionin për sëmundje ngjitëse. Sipas të gjitha gjasave ata do të punojnë sot dhe gjatë fundjavës, ndërsa të hënën në orën 9:00, zakonisht kanë takim. Shtabi kryesor koordinues I Qeverisë ku merr pjesë edhe ministri I Shëndetësisë. Ne do t’i ndjekim rekomandimet e tyre”, deklaroi Zaev pas vizitës në kopshtin e rikonstruuar “Majski cvet” në komunën e Karposhit.
Kemi një pik të ri, tha Zaev, por të shohim se çka do të thonë numrat këto ditë dhe përfundimisht cili do të jetë propozimi I Komisionit për sëmundje ngjitëse.