Kryeministri Zoran Zaev sot nga Shtipi porositi se me besimin për Qeverinë e tij që e fitoi dje në Kuvend rritet edhe përgjegjësia e tij për t’u zhbllokuar Parlamenti, në baza ligjore, me anë të Rregullores dhe me anë të bisedimeve.
“Jam shumë I nderuar që fitova besimin, me të vërtetë për here të parë një kryeministër e shfrytëzon veglën e rregullores nga neni 217 paragrafi 2, dhe vetë të kërkojë vesim. Unë jam I lumtur, jam mirënjohës për mbështetjen nga shumica në Parlament për shkak se ajo është baza që të vazhdojmë të punojmë, Para së gjithash jam mirënjohës që e tërë atë paqartësi e hoqëm nga qytetarët. Një periudhë të gjatë, tre-katër, nëse jo edhe gjashtë muaj, kemi kërcënime se nuk ekziaton shumica parlamentare, se Qeveria do të bjerë, ndërsa jo ndikon ndaj tërë popullit, ndikon ndaj ekonomisë, ndaj administrates, ndaj Qeverisë, ato re, atë mjegull e hoqëm, dhe kjo është shumë me rëndësi për shkak të përfitimeve shoqërore”, tha Zaev.
Shprehi keqardhje për ligje kyçe që janë ngujuar në Kuvend, mes të cilave, siç tha, më të rëndësishëm janë Ligji për efikasitet energjetik, me të cilin kemi 25 milionë euro për institucionet shtetërore dh 10 milionë euro për institucionet komunale.
“I dyti është 50 milionë euro nga Banka botërore për bujqësi, në pika blerëse Strumicë, Shkup dhe Resnjë, mirëpo thelbi më I madh dhe përfitim I projektit është rritja e produktivitetit në bujqësi, si ng një hektar me më pak shpenzime të kemi prodhimtari më të madhe, sit a modernizojmë bujqësinë tone”, theksoi ai.
Më tej ai e përmendi edhe tramvajin me rrota për Shkupin, që kushton 70 milionë euro. “Këtu nuk ka nevojë për shtyrje mes opozitës dhe pushtetit. Eja të gjithë të bëhemi bashkë, ta realizojmë shpejtë. Të mos flas për ligjet nga fusha e kulturës, shëndetësisë, nga pakoja e pestë e ndihmës drejtpërdrejtë tek qytetarët. Ajo është e palejueshme. Nuk do të lejoj si kryetar I Qeverisë bllokim në Kuvend”, tha Zaev.
Paralajmëroi se në ditët në vijim do të paralajmërojë edhe politika të reja, me qëllim përfundimtar, siç tha, përparim më të madh, efikasitet të shtuar në shtet, bashkëpunime, inkluzion, kooperativitet në nivel të konsensusit.
Kuvendi dje pasdite I votoi besim Qeverisë, pasi që paraprakisht atë e kërkoi gojarisht nga deputetët kryeministri Zoran Zaev. Opozita nuk mori pjesë në mbledhje gjatë votimit, ndërkaq besim Qeverisë I dhanë 62 deputetë. Duke I arsyetuar shkaqet përse e ndërmori këtë hap, Zaev tha se bonoja e tyre e vetme është besimi i qytetarëve në zgjedhje dhe program qeveritar me vullnet të fuqishëm politik për vazhdimësi në zbatimin e prioriteteve të përbashkëta të pranuara strategjike të vendit tone. Lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, tha se kryeministri dje e shfrytëzoi izolimin e tij sepse është pozitiv me kovid dhe me votimin për besim të Qeverisë në Kuvend vetëm bleu ditë të numëruara për Qeverinë e tij.