T’i kushtohet vëmendje narrativit dhe të shmangen provokimet. Të praktikohen vlerat evropiane, ndërsa aleanca në NATO dhe bashkëpunimi i ngushtë i pritshëm në kuadër të BE-së, në mënyrë shtesë i përforcoi relacionet dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, porositën përfaqësues zyrtarë të Maqedonisë së Veriut në lajmet e fundit nga Sofja se presidenti bullgar Rumen Radevi i ka thirrur në një takim shefat e shërbimeve të sigurisë, për pretendimin të mosrespektimit të të drejtës së vetëpërcaktimit të bullgarëve në vend.
Qeveria përmes zëdhënësit Dushko Arsovski e përsëriti qëndrimin lidhur me bisedimet me Bullgarinë se duhet pasur kujdes prej të gjitha palëve të kyçura në proces dhe se nuk u ngjan vendeve-anëtare të NATO-s të komunikojnë në këtë mënyrë.
“Kryeministri pati qëndrim, sqarim për këtë gjatë ditës së djeshme. Duhet vetëm ta përsërisim si Qeveri. Mbetemi me narrativ të kujdesshëm. Duhet pasur kujdes prej të gjitha palëve të përfshira në procesin e negociatave, përfshirë prej bartësve më të lartë të funksioneve të dy shteteve. Ajo që është më e rëndësishme është se nuk u ngjan vendeve-anëtare të NATO-s të komunikojnë në mënyrë të tillë”, tha Arsovski.
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska e vlerësoi si gabim në hapa takimin e Rdevit me shefat e shërbimeve të sigurisë. Theksoi se Maqedonia e Veriut është mbase shembull më i mirë në rajon për sa i përket barazisë së qytetarëve dhe respektit të diversitetit.
“Unë nuk kam dëgjuar për ndonjë shembull ose episod në historinë kur inteligjenca ka punuar pozitivisht dhe dobishëm për zhvillimin e të drejtave të njeriut dhe mendoj se bëhet fjalë për gabim në hapa. Republika e Maqedonisë së Veriut është vend, që ka investuar shumë në barazinë e qytetarëve dhe në hapjen e shoqërisë për t’i pranuar të gjitha dallimet. Ndoshta ne jemi shembulli më i mirë në rajonin tonë në lidhje me këtë temë dhe këtë e pranojnë organizatat që shpesh janë kritike ndaj këtyre temave”, theksoi Shekerinska.
Shtoi se shoqëria maqedonase ka treguar pjekuri dhe hapje më të madhe se disa demokraci të vjetra, sepse siç tha, si një vend i vogël dhe si komb kemi kaluar nëpër episode mohimi dhe kjo na ka inkurajuar të bëhemi të vetëdijshëm se duhet të respektohet i ndryshmi.
“Ne i mësuam mësimet tona. Ne i tregojmë ato çdo ditë, madje edhe me operacionin e regjistrimit ne jemi një vend që ia jep mundësinë çdo qytetari të flasë lirshëm. Unë do të isha e lumtur nëse të gjitha vendet në miqësinë tonë do t’ua jepnin të njëjtën të drejtë qytetarëve të tyre”, theksoi ministrja e Mbrojtjes.
Porosi për tejkalimin e sfidave, intensifikim të bashkëpunimit dhe përforcimit të relacioneve dypalëshe, dje deri te kolegia bullgare Ekaterina Zaharieva, dërgoi ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani me rastin e 3 Marsit – Ditës Kombëtare të Republikës së Bullgarisë.
“Marrëdhëniet me Republikën e Bullgarisë i konsideroj jashtëzakonisht të rëndësishme, derisa angazhimi për përforcimin e mëtejshëm të tyre paraqet interes të veçantë për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e vendosur në zbatimin e Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim, e cila është hallkë e rëndësishme për forcimin e besimit në mes qytetarëve tanë”, tha Osmani në mesazhin e urimit të tij për Zaharievën.
Ai theksoi se “rruga përpara është përmes miratimit dhe praktikimit të vlerave evropiane, derisa aleanca në NATO dhe bashkëpunimi i ngushtë i pritur në korniza të BE-së do të forcojnë edhe më tej marrëdhëniet dypalëshe”.
“Mbështetja e Republikës së Bullgarisë për perspektivën euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë të Veriut do të thotë mbështetje e sigurt për përparësitë tona më të larta strategjike dhe është konfirmim i miqësisë në mes qytetarëve tanë. Presidenca e përbashkët me Procesin e Berlinit këtë vit ishte moment historik me simbolikë të madhe, e cila tregoi se rajoni po merr iniciativën dhe po merr përgjegjësi për proceset që përcaktojnë të ardhmen e tij. Ishte konfirmim se një vend anëtar i BE-së dhe një vend kandidat mund të punojnë së bashku në interes të vendeve në rajon. Jam i bindur se vetëm përmes zbatimit të vazhdueshëm të qasjes aktuale do të kemi sukses të kapërcejmë të gjitha sfidat dhe të sigurojmë progres gjithëpërfshirës për qytetarët tanë. Me atë bindje, edhe njëherë duke ju uruar ju dhe qytetarët e vendit tuaj, e nderuara kolege, shpreh respektin tim më të lartë”, shkruan ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në mesazhin e urimit për zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.