Vaksinat e para nga Fajzer mbërrijnë në tremujorin e parë, përkatësisht deri në fund të marsit, sipas marrëveshjes me kompaninë. Përmes të gjithë mekanizmave ekzistues, është bërë gjithçka që është e nevojshme dhe janë dakorduar sasi totale deri në 2.5 milionë vaksina, deklaroi sot Kryeministri Zoran Zaev i cili mori pjesë në fillimin e ndërtimit të largpërçuesit Shtip – Ovçe Pole.
“Marrëveshja nga Fajzer ka arritur, në tremujorin e parë, që do të thotë se deri në fund të marsit ne do t’i marrim 21.000 vaksinat e para. Ne tashmë kemi në tremujorin e dytë sasi më të mëdha. Nuk bëhet fjalë për mosseriozitet, sepse arsyeja e vetme është mungesa e prodhimit sa i përket sasive të vaksinave për çdo vaksinë. Ky është problemi. Ne jemi një vend i vogël, unë dua t’i siguroj dhe t’i garantoj njerëzit tanë se si Qeveri, si Ministri e Shëndetësisë ne kemi bërë më shumë se sa duhet duke pasur parasysh se duhet përafërisht një milion njerëz të vaksinohen për ta arritur imunizimin, për çfarë do të duhen dy milionë vaksina. Nëse i llogaritni 800.000 Fajzer, 833.000 përmes mekanizmit KOVAKS, 400.000 nga Kina, 200.000 që kemi porositur nga Rusia, kemi një grant shtesë nga BE-ja prej 70 milionë, donacionet të cilat i paralajmëruan shtesë të gjithë fqinjët arrijnë në 2.5 milionë. Pra, kemi bërë një hap më tej për t’i kapur të gjithë mekanizmat, të gjitha mjetet, për të bërë kontrata, parakontrata, madje diku edhe aneks për të paguar gjithçka me qëllimin përfundimtar të ndërmirret gjithçka që është e nevojshme. Unë besoj, siç thashë një ditë tjetër, ditët janë në diskutim”, tha Zaev në pyetje të gazetarëve në Shtip.
Ai porositi se të gjithë duhet të vaksinohen në vend, të ndiqen udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë, Komisionit për Sëmundje Infektive, të gjithë ekspertëve sepse thotë, vetëm në atë mënyrë do ta kapërcejmë pandeminë e Kovid – 19.