Me ankandin e djeshëm Republika e Maqedonisë së Veriut tregoi se për investuesit është më tërheqëse se shumë ekonomi të rajonit, si dhe se kanë besim në politikat të cilat po zbatohen, vlerësoi ministri I Financave, Fatmir Besimi sot në konferencë për shtyp për eurobondin e lëshuar dje.
Republika e Maqedonisë së Veriut dje e editoi eurobondin e tetë në vlerë prej 700 milionë eurove. Me të do të kthehet borxhi në bazë të eurobondit të tretë prej vitit 2014 në shumë prej 500 milionë eurove. Neto-tërheqja në bazë të këtij ankandi paraqet 200 milionë euro dhe pjesa e mbetur nga mjetet do të dedikohet për financim të deficitit buxhetor. Në mënyrë primare këto mjete do të kahëzohen drejt masave ekonomike dhe shëndetësore për përballje me krizën e Kovid-19.
Ministri potencoi se në ankandin e djeshëm, ka pasur 2,3 herë kërkesë më të madhe nga ana e investuesve ndërkombëtarë, përkatësisht nëse oferta për eurobondin e tetë ishte 700 milionë euro, kërkesa ishte 1,6 miliardë euro nga ana e mbi 130 investuesve ndërkombëtarë.
“Nëse bëjmë krahasim me ekonomi të tjera nga rajoni dhe më gjerë të cilat edituan eurobinde në disa muajt e fundit, ekonomia jonë gëzon besim më të madh tek investuesit, përkatësisht normë më të vogël interesi nga një numër I madh prej tyre. Kështu për shembull, javën e kaluar Kroacia editoi dyx eurobonde prej nga një miliardë euro, prej të cilave njëri me normë interesi prej 1,75 për qind ndërsa tjetri prej 1,125 për qind. Më tutje, javën e kaluar edhe Serbia doli në tregun ndërkombëtar të kapitalit me Eurobond prej një miliardë euro dhe arriti normë interesi prej 1,65 për qind. Eurobondet të cilat I editoi Turqia nga mesi I janarit të këtij viti, prej nga 1,75 miliarëd euro, ishin me norma interesi prej 4,75 për qind dhe 5,875 për qind. Në dhjetor të vitit të kaluar Ukraina editoi Eurobond prej 600 milionë eurove me normë interesi prej 7,253 për qind. Mali I Zi në fillim të dhjetorit të vitit të kalaur editoi Eurobond në shumë prej 750 milionë eurove me normë interesi prej 7,253 për qind”, theksoi Besimi.
Shtoi se Rumania nga fundi I nëntorit editoi dy eurobonde në shumë prej një miliardë e gjysmë euro me normë interesi prej 2,625 dhe prej një miliardë eurove me normë interesi prej 1,375 për qind, Turqia, gjithashtu, në nëntor të vitit të kaluar editoi Eurobond në shumë prej 2,3 miliardë eurove me normë interesi prej 5,95 për qind dhe Serbia prej 2 miliardë eurove me normë interesi prek 2,125 për qind.
Sipas ministrit, norma e interesit që u arrit në ankandin e djeshëm është bindshëm më e ulëta në krahasim me eurobondet e edituara më parë. Ajo paraqet 1,625 për qind, apo për 1,125 pikë procentuale më pak se eurobondi I vitit 2018 I cili deri më tani pati normën më të ulët të interesit nga të gjitha eurobondet. Lidhur me eurobondin e edituar në vitin 2009, I cili është me normë më të madhe interesi nga të gjitha eurobondet, ky eurobond, tha ministri, ka normë interesi më të ulët për 8,25 pikë procentuale.
“Ajo që është posaçërisht inkurajuese nga aspekti I tregut ndërkombëtar të kapitalit është se për vetëm nëntë muaj ka përmirësim të dukshëm të perspektivave të ekonomisë sonë dhe potencialit të saj tek investuesit ndërkombëtarë. Kështu, norma e interesit e eurobondit të shtatë, që ishte edituar në fillim të krizës nga Kovid-19 në qershor të vitit 2020, paraqiste 3,625 për qind. Tani norma e interesit është 1,625 për qind, apo për 2,05 pikë procentualre më pak. Në këtë periudhë u sollën dhe filluan të zbatohen pakoja e tretë, e katërt dhe e pestë e masave anti krizë, të cilat së bashku me politikat e tjera, futën siguri për ekonominë tone tek investuesit. Nga atje, çmimi I kapitalit që na e huazojnë është me normë jashtëzakonisht të ulët të interesit, që është përafërsisht çmim I njejtë me letrat vendore me vlerë me skadencë të ngjashme”, tha Besimi.
Sqaroi se dedikimi iI eurobondit të tetë është në pjesë më të madhe për kthim të borxheve të vjetra – më të shtrenjta dhe për sigurim të mjeteve për zhvillim të ekonomisë dhe përballjes me krizën.
Shuma e eurobondit të tetë të edituar është 700 milionë euro, por neto-tërheqja në bazë të këtij eurobondi është 200 milionë euro. Me mjetet nga ky eurobond do të rifinancohet eurobondi I edituar në vitin 2014 në shumë prej 500 milionë eurove. Euroboindi prej vitit 2014 është edituar me normë interesi prej 3,975 për qind me skadencë prej 7 viteve, apo për 2,35 pikë procentuale më e lartë se erobondi I edituar tani. Kjo do të thotë se në bazë të normës së interesit do të kursehen pothuajse 82,25 milionë euro”, tha ministri.
Sipas Besimit, të gabuara janë zërat se bëhet neto-detyrim i ri prej 700 milion euro.
“Kur është sjellur buxheti për vitin 2021, ishte potencuar se krahas deficitit buxhetor prej 568,1 milion euro, i cili i detyrohet kryesisht nevojave lidhur me kovid-krizën, duhet të paguhet borxhi i jashtëm në vlerë të tërësishme prej 605,6 milion euro – në të cilin vendoset edhe eurobondi i vitit 2014 dhe pagesa e borxhit vendor prej 99,5 milion euro në bazë të letrave shtetërore me vlerë të dhëna paraprakisht dhe bondet strukturore. Pjesa tjetër e mjeteve do të sigurohen përmes dhënies së letrave shtetërore me vlerë në tregun vendor, kredi të volitshme zhvillimore nga organizatat ndërkombëtare dhe shfrytëzimi i depozitave të cilat i kemi lënë si rezerva në vitin 2020”, tha ministri.
Ai citoi se së bashku me obligimet e ndërmarra dhe pagesën e obligimeve të cilat mbërrijnë, projeksionet e Ministrisë së Financave tregojnë se borxhi shtetëror në fund të vitit do të arrijë 53,2 për qind, ndërsa borxhi publik 63,4 për qind.
“Me masat e parashikuara për konsolidim fiskal në plan afatmesëm, përmes përmirësimit të pagesës së të ardhurave, ristrukturimit të shpenzimeve dhe burimeve të reja të financimit të deficitit buxhetor, pritet borxhi publik të stabilizohet nën kriterin e Mastrihtit, gjegjësisht në vitin 2025 ai të arrijë 58,8 për qind e BPV-së, ndërsa borxhi shtetëror 51 për qind”, tha Besimi.
Kumtoi se pagesa e të ardhurave në buxhet në muajin shkurt kthehet në nivel të periudhës prej para krizës, pritet stabilizim gradual dhe revitalizim i ekonomisë.
“Të ardhurat në buxhet nga fillimi i vitit duke e përfshirë edhe shkurtin janë gati në nivel të njëjtë sikur edhe vitin e kaluar, gjegjësisht para fillimit të kovid-krizës. Pagesa e tatimeve arrin 17,7 miliard denarë dhe është në nivel të njëjtë sikur vitin e kaluar, ndërsa pagesa e kontributeve është 10,4 miliard denarë dhe është për 1,7 për qind më e lartë në krahasim me vitin e kaluar. Realizimi i shpenzimeve është sipas dinamikës së planifikuar, gjithashtu edhe realizimi i deficitit buxhetor. Në shkurt, konkretisht kemi rritje të pagesës së tatimeve për 3,5 për qind në krahasim me vitin e kaluar, te tatimi i fitimit kemi pagesë më të mirë për 27,7 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa te TVSH-ja kemi rritje prej 9,7 për qind. Te kontributet kemi 4,3 për qind rritje në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar”, potencon Besimi.
Ai shtoi se statistika shtetërore këtë javë e publikoi vlerësimin e BPV-së reale në vitin 2020, dhe se me ndikimin pozitiv të eksportit në kuartalin e fundit të vitit 2020 dhe se me ndikim pozitiv të eksportit në kuartalin e fundit të vitit 2020, rezultati i tërësishëm ekonomik për vitin e kaluar është -4,5 për qind ose shumë afër projeksionit të Ministrisë së Financave e cila ishte -4,4 për qind. Këtë vit, sipas ministrit, pritjet janë se ekonomia do të stabilizohet dhe do të kthehet në rrugën e rritjes dhe zhvillimit ekonomik. Në atë, tha, në fakt tregon edhe besimi të cilin investitorët e huaj e shprehën për ekonominë tonë.
“Ne do të vazhdojmë ta shfrytëzojmë politikën fiskale si katalizator të rimëkëmbjes së ekonomisë sonë. Kemi sinjale të mira dhe bazë të presim realizim të projeksioneve tona për rritje prej 4,1 për qind këtë vit, ndërsa pastaj do të veprojmë në drejtim të rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë së tij”, theksoi ministri i Financave Fatmir Besimi.