Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska me rastin e 1 Marsit – Ditës së Diskriminimit Zero porosit se secili ka të drejtë për një jetë dinjitoze pavarësisht moshës, gjinisë, përkatësisë racore dhe etnike apo bindjes.
Në video mesazhin, Shahpaska theksoi se Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kanë bërë hap serioz në luftën kundër diskriminimit.
“Përmes debatit të gjerë dhe të hapur arritëm ta miratojmë Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi. Ligji qartë i përcakton bazat e diskriminimit në pajtim me Konventat ndërkombëtare dhe Rregullativën evropiane. Për herë të parë si baza diskriminuese i përfshimë edhe orientimin seksual dhe identitetin gjinor, si pjesë e të drejtave të njeriut”, thotë Shahpaska.
Ajo e potencoi procedurën transparente për zgjedhjen e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje të Diskriminimit, i cili ka për detyrë të punojë në mënyrë efikase, objektive, të pavarur dhe parimore në interes të qytetarëve.
“Ndërtojmë një shoqëri të barabartë për të gjithë, të udhëhequr nga ajo që secili ka të drejtë për një jetë dinjitoze pavarësisht moshës, gjinisë, përkatësisë racore dhe etnike apo bindjes. Secili njeri është i ndryshëm dhe se secili njeri ka të drejtë të zgjedhjes. Në fakt, bukurinë e shoqërisë e bëjnë ndryshimet”, thekson ministrja Shahapska në video mesazhin.