Për shkak të izolimit të anëtarit të Trupit gjykues, Ognen Stavrev i cili ka pasur kontakt me persona pozitivë në Kovid-19, për sot seanca e paralajmëruar për lëndën “Titanik” është anuluar për më 17 mars.
Seanca duhet të vazhdojë me dëshmi të disa dëshmitarëve.
Gjykimin për këtë rast e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, ndërsa aktakuzën e përfaqëson prokurorja Lile Stefanova.
Përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski i cili është në arrati, në lëndën “Titanik” gjithashtu akuzohen Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristoski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.
Ata dyshohen për bashkëpunim kriminel, shkeljen e të drejtës së votës, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfetit gjatë votimit dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve të financimit për fushatë zgjedhore.