Partia patriotike, e cila angazhohet për maqedonizëm i bën thirrje popullit të vet, që të regjistrohet, që numrat të jenë aq sa janë në realitet, tha mbrëmë kryeministri Zoran Zaev, dhe sërish i bëri thirrje opozitës të marrë pjesë në regjistrim dhe tha se ky operacion statistikor është tejet i rëndësishëm. Nga regjistrimi, sipas tij, do të dalin informata të cilat janë të domosdoshme për zhvillimin e shtetit.
“Partitë e vërteta patriotike të cilat kujdesen për vendin e vet nuk e bojkotojnë regjistrimin, nuk gjejnë mënyra për grumbullim të nënshkrimeve kur munden me vetëm një deputet këtu ta kontestojnë ligjin. Parti të vërteta në vende në të cilat 20 vite nuk ka pasur regjistrim, ja, për çfarëdo qoftë arsye 20 vite kemi mbetur pa regjistrim, përfshihen brenda dhe marrin pjesë plotësisht sepse shteti ka nevojë për çdo plan të saj të ardhshëm në këtë operacion statistikor që e kryejnë të gjitha vendet në botë, ashtu edhe I yni”, tha Zaev në mbledhjen e sotme të Kuvendit, duke u përgjigjur në pyetje të deputetëve.
Theksoi se LSDM nuk ka kurfarë qëllimi të involvohet në regjistrim nga aspekti partiak-politik, LSDM, siç tha, bëri thirrje dhe merr pjesë në regjistrim, LSDM nuk ka kurfarë ambicie të radhitë, të kurdisë regjistrues.
Kryeministri Zoran Zaev u bëri thirrje anëtarëve të LSDM-së, të cilët, siç tha, janë 80 mijë, të lajmërohen në komisionet regjistruese. Zaev shtoi se pret të paraqiten edhe nga VMRO-DPMNE-ja, si edhe të gjithë qytetarëve tanë, par së gjithash, profesionistëve të paraqiten në regjistrim. Partia patriotike e cila, siç tha, angazhohet për maqedonizëm I bën thirrje popullit të vet, që të regjistrohet, që numrat të jenë aq sa janë në realitet.
Ai u bëri thirrje anëtarëve të LSDM-së, të cilët, siç tha, janë 80 mijë, të lajmërohen në komisionet regjistruese, dhe shtoi se pret të paraqiten edhe nga VMRO-DPMNE-ja.
Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, po ashtu duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, tha se përgatitjet për realizimin e regjistrimit po shkojnë mirë dhe javën tjetër, nga e hëna, do të fillojë regjistrimi i kategorive të caktuara si pjesëtarë të ARM-së, persona në shtëpitë edukuese-përmirësuese, diplomatët tanë, familjet e tyre jashtë vendit dhe të pastrehët. persona. Është miratuar edhe protokolli shëndetësor për kryerjen e regjistrimit dhe kështu edhe parakushtet dhe masat mbrojtëse shëndetësore janë gati.
Ai theksoi se në kushte kur opozita po mbledh nënshkrime për ta sfiduar Ligjin e Regjistrimit, nga ana e Eurostatit është marrë edhe konfirmimi zyrtar se metodologjia dhe Ligji dhe mënyra se si planifikohet dhe kryhet regjistrimi janë në përputhje me të gjitha standardet e praktikuara në botën bashkpokohore. Kjo, shtoi ministri, i rrëzon të gjitha kritikat ndaj opozitës për gjoja ligjin e keq dhe jo-Evropian, dilemat nëse kishte ndonjë nevojë të vendoset në ligjin flamur evropian apo nuk kishte nevojë, për metodologjinë dhe gjithçka tjetër.
“Kjo është arsyeja pse po dërgojmë mesazh, le të bashkohemi, ta lëmë mënjanë politikën ditore dhe ta bëjmë regjistrimin së bashku. Sipas këtij qëndrimi të Eurostatit, të gjitha parakushtet janë përmbushur dhe VMRO-DPMNE dhe të gjitha partitë ta mbështesin regjistrimin në vend që ta pengojnë këtë operacion statistikor i cili është thelbësor për shtetin dhe qytetarët. Personalisht, mendoj se të gjitha partitë politike duhet ta bëjnë këtë. Unë u bëj thirrje që të inkurajohen dhe ta bëjnë këtë”, tha Ministri i Drejtësisë, duke shtuar se e gjithë shoqëria duhet të mobilizohet për zbatimin me sukses të këtij operacioni.
Enti shtetëror për statistikë dje kumtoi se paraqitja e Konkursit publik për angazhjimin e regjistruesve rajonal dhe instruktorëve rajonalë për regjistrimin e ardhshëm të populates, amvisërive dhe banmesave deri në këtë moment po zhvillohet mire dhe tanimë janë paarqitur rreth 4.000 kandodatë të interesuar për nënshktues dhe instruktorë rajonalë.
Në konkursin që u shpall më 23 shkurt dhe është i hapur deri 28 shkurt mund të paarqiten të gjithë shtetasit në moshë të rritur të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë të papunë me së paku shkollë të mesme të mbaruar dhe të cilët kanë aftësi kompjuterike bazë. Paraqitja bëhet përmes aplikacionti kompjuterik, të vemdosur në ueb faqen e ESHS.
Regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave në vend do të zbatohet nga 1 deri më 21 prill të këtij viti.