Organizatorët pas shpalosjes së kërkesave e shpallën protestën për “Monstrën” të mbyllur. Një pjesë e pjesëmarrësve në protestë refuzojnë të tërhiqen dhe hedhin me gjësende të ndryshme drejt kordonit policor. Disa individë në protestë tentojnë të shkaktojnë incidente. Ekipi i MIA-s u sulmua në protestë, me ç’rast përkohësisht u ndërpre transmetimi drejtpërdrejt. Policia po tenton t’i shpërndajë grupet e dhunshme.
Pjesëmarrësit në protestë janë në distancë prej njëqind metrash nga kordoni policor dhe ndodhen në Bit Pazar..