Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ndihmësja e sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së për çështje ndërkombëtare të sigurisë, Mara Karlin sot pasdite në të njëjtën kohë në Shkup dhe Uashington do ta nënshkruajnë Memorandmin për bashkëpunim në mbrojtje mes dy shteteve.
Në nënshkrimin e Memorandimit në Ministrinë e Mbrojtjes, do të merr pjesë edhe ambasadorja e SHBA-së, Kejt Bërnz.
“Memorandumi i ri për bashkëpunim do ta zëvendësojë Memorandumin e nënshkruar në vitin e largët 1994 dhe do ta pasqyrojë bashkëpunimin e ri dhe jashtëzakonisht intensiv, i cili ekziston mes dy vendeve, të cilat mbeten partnerë strategjikë, e tani edhe aleatë në NATO”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes.
Prej aty paralajmërojnë se pas nënshkrimit të memorandumit, do të dërgohet kumtesë deri te mediat.