Qeveria dje më autorizoi ta nënshkruaj marrëveshjen për furnizim të vaksinave nga Rusia. Kemi mbajtur seancë të mbyllur. Marrëveshja është praktikisht sipas parimit të njëjtë, siç ishin edhe marrëveshjet e tjera. Bëhet fjalë për sasi prej 100 mijë dozave, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili shtoi se tanimë intensivisht që nga dita e djeshme në orët e pasdites përmes përfaqësuesve të Ambasadës ruse po tentojnë të marrin informata të sakta dhe më konkrete lidhur me atë se kur do të arrinin vaksinat në vend.
Ai potencoi se edhe sot do të vazhdojë komunikimi me përfaqësuesit e kompanive “Sinofarm” dhe “Fajzer”.
“Sinqerisht shpresoj se gjatë ditëve të ardhshme do t’i kemi edhe datat konkrete , tani për tani mbetemi në bisedat intensive me përfaqësuesit e dy kompanive”, tha Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në poliklinikën Bukuresht me rastin e donacionit nga Stopanska banka për Shtëpinë e shëndetit në Shkup.