Dërgesa e dytë e tetë mijë vaksinave nga kompania “Fjzer” mbërriti dje në vend nga Serbia, me të cilën kryhet imunizimi i punonjësve shëndetësorë. Deri dje, janë vaksinuar rreth 1.500 punonjës shëndetësorë. Në ditët në vijim, 200.000 vaksina kineze pritet të mbërrijnë, në mars 20-30,000 vaksina përmes mekanizmit KOVAKS dhe një doze më e madhe të “Fajzer”, ndërsa Qeveria mori një projekt-kontratë për furnizimin e 100.,000 vaksinave nga Rusia. Numri i të infektuarve me Kovid-19 kaloi 100.000.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje, në vendkalimin kufitar Tabanocë e priti delegacionin e kryesuar nga homologu i tij serb, Zllatibor Lonçar, i cili ia dorëzoi dërgesën e dytë të tetë mijë vaksinave të kompanisë “Fajzer”.
Lonçar theksoi se sot e përmbushin atë që është premtuar dhe dakorduar midis presidentit Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit Zoran Zaev.
“Sot i sollëm 3510 dozat e vaksinës për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që së bashku me dërgesën e parë është gjithsej 8.190 doza. Më vjen jashtëzakonisht mirë që kemi mundësi t’u ndihmojmë fqinjëve dhe miqve tanë. Nga ministri e kuptova se vaksinimi ka filluar, se do të vazhdoni më tej. Atë që e dëshirojmë është edhe ju të jeni të sigurt, qytetarët tuaj sa më pak të sëmuren dhe kur ju të keni situatë më të mirë, do të kemi të gjithë ne dhe rajoni. Ky është qëllimi ynë, do të shohim edhe më tej të ndihmojmë. Kjo është përshëndetje nga të gjithë qytetarët e Serbisë, nga presidenti Vuçiq. Vazhdojmë më tej”, tha Lonçar.
Filipçe deklaroi se ky akt solidariteti që ishte me nismë të Zaevit dhe Vuçiqit tani po realizohet edhe në fazën e dytë siç ishte paralajmëruar. Me vaksinat e marra ka filluar tek ne procesi i imunizimit të punonjësve shëndetësorë dhe ai, siç theksoi Filipçe, tani për tani është duke u zhvilluar në mënyrë të shkëlqyer, në një pikë me gjashtë vende në Qendrën Klinike në Shkup. Deri më tani janë vaksinuar rreth 1300 punonjës shëndetësorë me dinamikë prej 250 – 3000 në ditë, e cila do të vazhdojë edhe më tej.
“Kjo sasi vaksinash do të jetë e nevojshme që të vaksinohen të gjithë punonjësit shëndetësorë në vendin tonë të cilët janë në grupin prioritar të imunizimit, ndërsa ata janë punonjësit shëndetësorë të cilët nga fillimi i krizës punojnë me pacientë të prekur nga Kovid-19”, tha Filipçe duke shprehur falënderim edhe njëherë për këtë veprim të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë.
Qeveria e ka marrë draft marrëveshjen për furnizim të 100.000 vaksinave të paralajmëruara nga Rusia, për çfarë gjatë ditës do të ketë seancë të mbyllur ku Qeveria duhet ta miratojë të njëjtin, deklaroi Filipçe i pyetur për procesin e furnizimit të vaksinave i cili zhvillohet përmes shumë mekanizmave.
“Ende po vazhdojnë negociatat me Fajzerin lidhur me disa detaje teknike, për çfarë çdo ditë dëgjohemi me përfaqësuesen e përfaqësisë së Fajzerit në Beograd dhe e presim draftin e marrëveshjes. Në pjesën e vaksinave kineze ekziston komunikim intensiv dhe edhe në shkëmbim të letrave dhe përmes MPJ-së, ashtu që pres se për një kohë të shkurtër do ta marrim edhe datën përfundimtare në të cilën do të mbërrijnë edhe kjo sasi e vaksinave. Pas nënshkrimit të anekseve me AstraZenekës me kërkesë të kompanisë përmes mekanizmit Kovaks paralajmërimet janë se 20-30.000 vaksina duhet të mbërrijnë deri në fillim të marsit. Edhe në pjesën e vaksinave ruse, siç paralajmëroi kryeministri Zaev do të furnizojmë sasi prej 100.000 vaksinave, për çfarë tashmë e kemi marrë draft marrëveshjen, për çfarë gjatë ditës do të ketë seancë të mbyllur në të cilën Qeveria duhet ta miratojë”, tha Filipçe.
Në pajtim me paralajmërimet nga ana e kompanisë Fajzer, ai konfirmoi se dërgesa e parë duhej të mbërrijë në shkurt, por se duke treguar tani nga bisedimet e fundit është se vonesa është për shkak të kësaj që prodhimi i përgjithshëm i kompanisë është ulur me qëllim që të sendërtohet kapacitetet për në vitin 2021. Kjo ulje e kapaciteteve prodhuese tani në fillim të vitit do të thotë se në disa vende ngadalë shkojnë këto procese të marrëveshjeve, ndërsa në vendet e tjera, si për shembull vendet-anëtare të BE-së ku kishin lidhur marrëveshje u dorëzua sasi shumë më e vogël nga ajo e planifikuar paraprakisht dhe fillimisht. Theksoi se është e mundur pas treguesve të kompanisë dërgesa e parë të mbërrijë në fillim të marsit.
“Ja edhe ne ende e presim draftin e marrëveshjes. Në këtë rast, me siguri se do të bëhet fjalë për një sasi më të madhe se ajo e paralajmëruar fillimisht për në muajin shkurt duke pasur parasysh atë që tashmë dhe atëherë për në muajin mars ishte paralajmëruar sasi më e madhe”, tha Filipçe.
Nuk e përjashtoj mundësinë për ndonjë formë të masave shtesë, qoftë në nivel lokal, qoftë në nivel të territorit të tërë shtetit, megjithatë tani për tani nuk kemi indikacione se duhet të rekomandojmë masa të tilla, tha Filipçe
Në pjesën e llojeve, përkatësisht mutacioneve të koronavirusit, Filipçe tha se në këtë moment po bëhet analiza e një serie në Laboratorin në ASHAM, nga i cili rezultatet priten javën e ardhshme, që duhet të japë përgjigje edhe për numrin e rritur të rasteve me infeksionet me kovid në disa ditët e fundit.
“Qëllimi është të shihet sa përqindje nga gjithsej të diagnostikuarit, praktikisht, I referohet llojit britanik ë virusit. Analiza e fundit tregoi se diku rreth 50 për qind edhe ajo ishte rritje në raport me ato 20 për qind më parë dhe kjo është dëshmi se gjithnjë e më shumë është prezent ky lloji britanik I virusit. Ne në disa ditët e fundit shohim edhe rritje të numrit të rasteve pozitive nga numri I përgjithshëm I testeve të bëra. Në këtë moment me epidemiologët, disa nga anëtarët e Komisionit për sëmundje ngjitëse po bëhen analiza nëse mund të konstatohet se kujt I referohet kjo. Përshtypja fillestare është se është e mundur t’I referohet edhe llojit britanik, megjithatë edhe në përgjithësi mosrespektimit të masave në pjesën e tubimeve. Ja, moti është I mirë, jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë njerëz janë jashtë të cilët nuk I respektojnë masat. Në atë kuptim, për masa të mundshme shtesë do të bisedojmë në periudhën që është para nesh”, tha Filipçe.
Rezultatet e testeve të djeshme treguan një rritje të numrit të njerëzve të infektuar me koronavirus. Nga 3,342 teste të kryera, janë regjistruar dje 725 raste të reja, 13 persona kanë vdekur dhe 215 pacientë janë shëruar.
Më shumë raste aktive ka në Shkup-3153, Prilep – 551, Kavadar – 508, Ohër 434, Tetovë – 259, Veles – 235, Kumanovë – 222. Në qytetet tjera ka nën 200 raste aktive.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 509,720 teste të Kovid-19.
“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus që mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 655 dhe ka rreth 410 shtretër spitalorë të zbrazët në kovid-qendrat.
Gastronomët dhe organizatorët e dasmave protestuan dje para qeverisë, duke kërkuar protokolle të reja që do t’i lejonin ata të vazhdonin organizimin e festimeve dhe ndihmën e duhur shtetërore, me përfaqësuesit e tyre që u takuan me zëvendëskryeministrin për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi
Ai theksoi se gastronomët janë identifikuar si një nga sektorët më të prekur në masat e propozuara ekonomike.
“Në asnjë masë që është miratuar, gastronomët nuk janë përjashtuar, por unë nuk kam virtyt dhe guxim të shkoj kundër rekomandimeve të Komisionit për sëmundjet infektive. Të gjithë duhet të pranojmë që të gjithë duhet të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale. Duhet ta dëgjojmë Komisionin dhe të besojmë se është më së miri për shëndetin e qytetarëve kur tregon se nuk ka ardhur koha për rrethanat lehtësuese për punë”, tha Bytyqi.
Dje janë regjistruar 490 shkelje në lidhje me masën për mbajtjen e mbrojtjes personale.
Ministria e Brendshme u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për t’u marrë me Kovid 19.
Sipas të dhënave të Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH), në botë në periudhën prej 15 deri 21 shkurt, vdekshmëria nga Kovid-19 u zvogëlua për 20 për qind në krahasim me mesataren paraprake njëjavore.
Tendenca e zvogëlimit të vdekshmërisë zgjat tanimë gjashtë javë me radhë, thuhet në raportin e rregullt javor të OBSH-së.
Rënia e infektimit me koronavirus është posaçërisht e dukshme në vendet e Amerikës veriore dhe jugore (19 për qind), Pacifikun perëndimor (nëntë për qind) dhe në Evropë (shtatë për qind), ndërsa zvogëlim i vdekshmërisë u regjistrua në Afrikë (20 për qind) dhe në Azinë juglindore (gjashtë për qind)
Në Amerikën veriore dhe jugore gjatë shtatë ditëve të kaluara janë konfirmuar rreth 1.06 milionë të sapoinfentuar dhe mbi 34.000 të vdekur, ndërsa në Evropë mbi 939.000 raste të reja të infeksionit me koronavirus dhe më shumë se 24.000 persona të vdekur.
Numri i të sapoinfektuarve është rritur gjatë javës së kaluar në SHBA dhe është mbi 480.000, ndërsa në vendin e dytë është Brazili me më shumë se 316.000 raste të reja të Kovid-19.
Gjatë shtatë ditëve të kaluara në Francë janë evidentuar rreth 131.000 të sapoinfektuar, në Rusi mbi 92.000, në Indi më shumë se 86.000, Britaninë e Madhe mbi 78.000, Suedi rreth 65.000 dhe në Iran pothuaj 55.000 njerëz të infektuar.