Ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani veçmë është rrugës për në Sofje ku do të ketë takim të posaçëm me kolegen e saj bullgare, Ekaterina Zaharieva, ka konfirmuar sot në konferencën për shtyp, zëdhënësi i qeverisë, Dushko Arsovski.
“Ajo që pritet si pikë qendrore e bisedimeve është Plani i veprimit, pasi të kthehet nga kjo vizitë do të kemi më shumë informacione në MPJ dhe në Qeveri lidhur me atë se çka është arritur. Ndryshe, e dini se edhe më parë, harmonizimi i dy dokumenteve që kanë dorëzuar të dy palët është në fazën përfundimtare, ashtu që pritet më saktë pas këtij takimi rreth hapave të ardhshëm”, ka thënë Arsovski.