Për më pak se një javë fillon faza e parë nga regjistrimi i popullatës, paralajmëroi ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, pasi në mëngjes u informua nga Enti shtetëror për statistikë se përgaditjet për regjistrim po zhvillohen në rendin më të mirë.
“Nga Enti shtetëror për statistikë në mëngjes na informuan se përgatitjet për regjistrim po zhvillohen në rendin më të mirë. Për më pak se një javë fillon faza e parë e regjistrimit të popullatës. Ajo që është shumë me rëndësi është se ‘Eurostat’ edhe drejtpërdrejtë konfirmoi se Ligji për regjistrim dhe metodologjia janë në harmonizim me legjislaturën e BE-së, respektivisht starndardet më të larta për zbatimin e një operacioni të tillë statistikor”, ka shkruar në Fejsbuk ministri Mariçiq.
Ai vlerëson se pas kësaj duhet të ndërpriten të gjitha tentimet destruktive për sabotim të regjistrimit.
“Nevojitet të bashkohemi dhe më në fund të fillojmë bashkarisht të punojmë për të mirën e shtetit. Apeloj që të gjithë faktorët energjinë e tyre politike ta konsumojnë në zhvillimin dhe prosperitetin e vendit. Këtë ua kemi borxh qytetarëve”, ka shkruar Mariçiq në Fejsbuk.