Rajoni i Pellagonisë, sipas pritjeve të institucioneve kompetente, do të jetë në gjendje të kyçet në sistemin e transmetimit të gazit këtë vit, ndërsa në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm pjesa më e madhe e rajonit të Shkupit do të jetë në gjendje të furnizohet me gaz.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve porositi sot se mbeten të përkushtuar për të sjellë gazin për të gjithë përdoruesit. Seksionet magjistrale Shkup-Tetovë-Gostivar, si dhe Manastir-Negotinë duhet të përfundojnë këtë vit dhe pritet që të zgjidhet një partner për gazifikimin sekondar.
“Në gazsjellësin magjistral Shkup-Gostivar, deri më tani është instaluar një rrjet tubash në gjatësi prej 53 kilometra ose mbi 75 për qind të projektit. Terreni është i pastër për punë, ndërtimi po vazhdon me dinamikë të mirë, dhe sezoni i ndërtimit që ne fillojmë këtë muaj na lejon të fillojmë punën në masivitet”, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski pasi inspektoi punimet e ndërtimit në pjesën e Shkupit të gazsjellësit.
<img class=”alignnone size-full wp-image-1368504″ src=”https://mia.mk/wp-
Investimi për projektin është 20 milion euro, ndërsa pritet, siç tha ai, që i gjithë seksioni do të ndërtohet këtë vit, dhe gazi do të jetë operacional gjatë vitit të ardhshëm.
Në fazën përfundimtare, tha Boçvarski, është gazsjellësi magjistral Negotinë-Manastir dhe do të përfundojë këtë vit.
Ministri i Transportit njoftoi se po fillojnë procedurat për ndërtimin e gazsjellësit magjistral nga Negotina për në Gjevgjeli dhe ndërlidhjen me Greqinë. Gjatë vitit të ardhshëm, ne do të vazhdojmë me gazsjellësin nga Shën Nikolla për në Veles dhe nga Gostivari për në Kërçovë”, tha Boçvarski.
Ai njoftoi se këtë muaj, si dhe në periudhën e ardhshme, ata do të jenë më shpesh në terren për të eleminuar të gjitha problemet që ndodhin në rrugë dhe për të rritur nivelin e investimeve kapitale.
“Rëndësia e gazit theksohet fuqimisht dhe kjo është arsyeja pse ne presim mbështetje nga qytetarët dhe bizneset në baza ditore, por gjithashtu i inkurajojmë ata të qëndrojnë fort pas vendosmërisë sonë për të sjellë gazin për të gjithë përdoruesit përfundimtarë”, tha Boçvarski.
Sipas drejtorit të Resurseve Kombëtare Energjetike Bajram Rexhepi, realizimi i seksionit Shkup – Gostivar është 80 për qind dhe nëse nuk ka probleme shtesë do të përfundojë 100 për qind këtë vit.
“Ne kemi tejkaluar pjesën më të madhe të problemeve, të gjitha projektet e infrastrukturës që ishin të pashmangshme për ndryshime gjatë ndërtimit tashmë janë miratuar, shpronësimi ka filluar si faza e fundit e seksionit në rajonin e Shkupit ku kemi pasur më shumë probleme. Lajmi i mirë është se zonat më të vështira të kësaj pjese janë ndërtuar tashmë dhe kanë mbetur edhe 20 kilometra deri në fund të projektit dhe pjesa më e lehtë. Pres që këtë vit të gjitha aktivitetet ndërtimore në terren do të përfundojnë, përfshirë dy stacionet rregulluese të matjes në Gostivar dhe Tetovë”, tha Rexhepi.
Ai specifikoi se problemet me vonesën në zgjidhjen e problemeve juridike pronësore janë tejkaluar. Ai pret që ky proces të përfundojë gjatë tremujorit të dytë të këtij viti dhe ata do të kenë pozitë të mirë për të punuar sa më shpejt që të mund të përfundojë seksioni dhe së fundmi, siç tha ai, i gjithë rajoni i Pollogut, përfshirë pjesën perëndimore të Shkupi të ketë qasje në sistemin e transmetimit dhe së bashku me sistemin e shpërndarjes të fillojë t’u shërbejë qytetarëve, ndërmarrjeve, përdoruesve të mëdhenj.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Rexhepi nënvizoi se në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm pjesa më e madhe e rajonit të Shkupit do të jetë në gjendje të furnizohet me gaz. Sipas studimit të fizibilitetit, ky proces do të fillojë nga periferia në qendër, sepse ka burime të tjera furnizimi në zonën e qendrës së qytetit dhe projekti do të zgjasë rreth katër vjet.
Realizimi i seksionit Manastir-Negotinë gjithashtu ka përfunduar dhe është 93 për qind, dhe mbetet vetëm për të përfunduar pjesën në Feni Industri.
“Pres që të kompletohet shpejt në mënyrë që kjo pjesë sigurisht të jetë funksionale këtë vit dhe i gjithë rajoni i Pellagonisë të jetë në gjendje të lidhet me sistemin tonë të transmetimit të gazit”, tha Rexhepi.
Me hapjen e procedurës së ndërtimit të interkonektorit me Greqinë, theksoi ai, më në fund do të kemi diversifikim të sistemeve tona të furnizimit, pasi do të kemi qasje në gaz shumë më të lirë përmes sistemit DESFA në Greqi dhe interkonektorit tjetër për Kosovën për të cilin seksioni studimi i fizibilitetit përfundon këtë vit, ndërsa projektimi pritet të fillojë vitin e ardhshëm dhe më në fund ne mund të përdorim sistemin tonë të transmetimit për të furnizuar me gaz fqinjëve veriorë ashtu si interkonektori tjetër në Serbi i cili duhet të miratohet këtë vit nga Komuniteti Energjetikë si një projekt me interes të përbashkët dhe për të aplikuar për studimin e fizibilitetit dhe grantin për projektimin. Të dy projektet do të mbështeten nga BERZH-i, shpjegoi Rexhepi.