Shteti do të porosisë 100,000 vaksina shtesë “Sputnik”, të cilat do të plotësonin planin e përgjithshëm të vaksinimit, ndërsa këtë javë pritet informacioni i parë për vaksinat nga Bashkimi Evropian, nga marrëveshja e drejtpërdrejtë me “Fajzer” “dhe nga mekanizmi Kovaks, ndërsa dozat e vaksinave nga Kina priten këtë javë.
Në vend vijon vaksinimi i grupit të parë – punonjësit shëndetësorë që punojnë në qendrat kovid. Pothuajse 95 mijë qytetarë janë regjistruar përmes faqes vakcinacija.mk ose përmes mjekëve të familjes, nga të cilët 44 mijë janë shtetas mbi moshën 70 vjeç me sëmundje kronike, të cilët janë në grupin e përparësisë së parë të qytetarëve që duhet të vaksinohen nga personeli mjekësor.
Vaksinimi në vend filloi të mërkurën me dërgesën e parë prej 4.680 vaksinave Fajzer që morëm nga Serbia dhe deri më tani 850 punonjës shëndetësorë janë vaksinuar.
Kryeministri, Zoran Zaev dje konfirmoi se do të furnizohen edhe 100.000 vaksina shtesë “Sputnik”.
“Në koordinim me ministrin e Shëndetësisë, mbrëmë kam marrë informacion se kemi kapacitet, konform planit të parashikimit, marrëveshjet e lidhura dhe paradhëniet e paguara, të bëjmë edhe 100.000 porosi shtesë doza nga vaksina e ardhshme e cila do të plotësonte planin e përgjithshëm, ndërsa nuk do të shkaktonte tepricë vaksinash konform planit të Ministrisë së Shëndetësisë. Ashtu që të përgjigjem në pyetjen, po, do të porosisnim nga ‘Sputnik’, pasi ka kapacitet nga 100.000 doza shtesë që të bëhet porosi edhe prej atje. Gjithçka që ekziston nga vaksina, kemi bërë porosi, marrëveshje”, ka thënë Zaevi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në kompaninë TABMAK në Probishtip.
Numri i rasteve aktive të KOVID-19 të infektuar në vend, sipas të dhënave të djeshme, është 7.822, pasi në 24 orët e fundit me 2.160 teste të kryera janë regjistruar 254 raste të reja.Numri më i madh i rasteve aktive është në Shkup, gjegjësisht 2.973, Kavadar 486, Prilep 483 dhe Ohër 402.
Vijon Tetova me 234, Dellçeva 233, Velesi 227, Kumanovë 213, Strugë 176, Strumicë 159, Manastir 140, Gjevgjeli 134, Negotinë 132, Gostivar 122, Shtip 98, Resnjë 68, Kërçovë 61, Kriva Pallanka 53, Koçan dhe Krushevë nga 48, Dibër 43, Radovish 40, Kratovë dhe Demir Kapi nga 33, Berovë 32, Shën Nikollë 24, Probishtip dhe Valandovë nga 23, Vinicë dhe Bogdanci 22, Demir Hisar 13, Dojran nëntë, Makedonski Brod shtatë, Makedonska Kamenicë pesë dhe Pehçevë tre raste aktive.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshimtë me koronavirus që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 626 dhe ka rreth 430 shtretër spitalor të zbrazët në kovid qendrat.
Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë është 99.285, nga të cilët 89.400 dhe 3.063 kanë vdekur.