Qeveria sot në seancë e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për dakordimin e Aneksit të Marrëveshjes për obligime të ndërmarra prej 19 nëntorit 2020, të cilën e dakordoi Aleanca globale e vaksinave (GAVI ALLIANCE) për furnizimin e vaksinës së miratuar për KOVID-19 përmes mekanizmit KOVAKS për sigurimin e qasjes globale dhe të barabartë në vaksinat e sigurta dhe efektive antikovid.
Për zbatimin e furnizimit të vaksinës duhet të miratohet dhe që atje Qeveria të japë pëlqimin për dakordimin e Aneksit të Marrëveshjes në të cilën “vaksinë e miratuar” do të thotë vaksinë kundër KOVID-19 në raport me të cilën GAVI ka vepruar në Obligimin për furnizimin e avancuar dhe që e ka parakualifikimin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), miratimin standard/të kushtëzuar për lëshimin në qarkullim ose miratimin për përdorim në raste urgjente, të vendosur nga Trupi Rregullator Rigoroz (TRRR) ose Lista për përdorim në raste urgjente të OBSH-së”, kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.