Presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi bisedë përmes video-lidhjes me Sitong Çitnhotinh, ambasador i sapoemëruar i Republikës Demokratike Popullore Laos për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Vjenë, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale, të cilat për shkak të pandemisë Kovid-19 i dorëzoi me shkrim.
Presidenti Pendarovski, siç kumtoi kabineti i tij, e ka theksuar vlerën e promovimit të agjendës pozitive për bashkëpunim ndërmjet dy shteteve, duke e përfshirë edhe në kontekst të rregullimit të kornizës dakorduese, megjithatë duke e riafirmuar interesin për thellim të bashkëpunimit në të gjitha fushat nga interesi i përbashkët në të cilat ekzistojnë shumë mundësi veçanërisht në sferën ekonomike, industrinë farmaceutike dhe në sferën e kulturës.
“Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi i ndërsjellë në organizatat multilaterale, veçanërisht në suaza të KB-së dhe organizatën ndërkombëtare të Frankofonisë. Në atë kontekst biseduan edhe për Samitin e ardhshëm të Frankofonisë, rëndësia e së cilës është përforcuar me pandeminë e cila i përfshiu të gjitha anëtaret e OIF-së”, thuhet në kumtesë.
Duke dërguar urime deri te ambasadori Çitnhotinh për emërimin e funksionit, presidenti Pendarovski i dëshiroi shëndet të mirë dhe kryerje të suksesshme të detyrës përgjegjëse diplomatike