Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, sot dhe nesër do të marrë pjesë në takimet e Këshillit Veriatlantik në nivelin e – Ministrave të Mbrojtjes përmes një video konference të mbrojtur.
Shekerinska së bashku me ministrat e mbrojtjes të 29-të aleatëve në Aleancë do të diskutojnë për aktivitetet kryesore të Aleancës dhe sfidat globale. Në të njëjtën kohë, ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s do t’i fillojnë përgatitjet për Samitin e NATO-s, i cili planifikohet të mbahet deri në fund të vitit, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.
Temë e takimeve sot dhe nesër do të jenë NATO 2030 dhe agjenda ambicioze për përforcimin e sigurisë dhe mbrojtjes transatlantike; zhvillimi i teknologjive dhe inovacioneve dhe riafirmimi i qasjes globale ndaj sfidave globale, si dhe financimi i mbrojtjes në të gjitha vendet anëtare, me fokus në nivelin e caktuar për marrjen e dy për qind të produktit të brendshëm bruto për mbrojtjen dhe një minimum prej 20 për qind nga mjetet për pajisje dhe modernizim.
Në takimin e nesërm, ministrat e mbrojtjes do të diskutojnë edhe për misionet e Aleancës në Afganistan dhe Irak, si pjesë e kontributit të tyre të përbashkët në luftën globale kundër terrorizmit.