Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski nuk pajtohet që përkatësia etnike të jetë në letërnjoftime. Kjo, thotë ai, nuk gjendet në asnjë demokraci në botë.
“Nëse koalicioni qeveritar pajtohet, nëse ka shumicë dhe nëse ligji miratohet në një procedurë të rregullt, unë nuk kam argumente shumë të mëdha kundër një qëndrimi të tillë për të mos nënshkruar një dekret. Por unë personalisht nuk jam dakord që përkatësia etnike të jetë në letërnjoftimet. Nuk ka asnjë shtet demokratik në botë në të cilin ka etni ose fe. Nuk e kam problem, nuk mendoj se nëse ky ligj miratohet me një dispozitë të tillë do të shkatërrojë shtetin, as që do të ketë pasoja negative. Personalisht nuk jam dakord, por nëse ata votojnë në një formë të tillë, unë do të nënshkruaj dekretin, edhe pse nuk jam dakord që detajet të jenë në letërnjoftimet”, thotë Pendarovski në një intervistë për portalin mkd.mk.
Lidhur me vaksinat, presidenti konsideron se edhe pse kemi besuar në mekanizmin Kovaks, kemi mundur të kërkojmë dhe një zgjidhje tjetër.
“Nuk mund të fokusohemi në mekanizmin Kovaks dhe asgjë të mos na interesojë dhe të qëndrojmë të fundit në rajon pa filluar vaksinimin,” theksoi Pendarovski, duke shtuar se ai ndoshta do të vaksinohej menjëherë pas kategorive të para, personelit mjekësor.
Dua, tha, që të vaksinohem në publik në mënyrë që të heqim dyshimet që kanë disa njerëz, antivaksinat, të cilët nuk na besojnë. Përndryshe, nuk mendoj se politikanët duhet të jenë të privilegjuar”, përmendi presidenti.
Ai vlerëson se qeverisja e të drejtës në vend nuk është në nivelin e demokracive të pjekura evropiane dhe kjo është ajo që Komisioni Evropian thotë në secilin raport vjetor.
“Nëse flasim për funksionimin e institucioneve, gjyqësorit, sistemeve të mëdha në vend, kemi probleme të padiskutueshme. Por situata tani, përfshirë problemin më të madh – gjyqësorin, është shumë më e mirë se sa ishte 5 ose 10 vjet më pare”, thekson presidenti.
Për kontestin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, qëndrimi i tij është se derisa nuk kalojnë zgjedhjet në Bullgari, më së mire është të punohet në të a.q. çështjet anësore.