Njëzet e nëntë masa në vlerë prej 9,7 miliardë denarë apo 160 milionë euro përmban pakoja e pestë për mbështetje të ekonomisë dhe qytetarëve që e prezantoi dje Qeveria. Kjo është me pritje se masat do të ndihmojnë për zbutjen e efekteve të krizës dhe për rimëkëmbje të ekonomisë dhe përqindje të dukshme të rritjes në gjysmën e dytë të vitit. Kundrejt kabinetit qeveritar VMRO-DPMNE-ja opozitare konsideron se pakoja e re e masave është jo zhvillimore dhe nuk do ta japë mbështetjen e nevojshme të ekonomisë dhe qytetarëve.
Për mbështetje të pagave në shkurt dhe mars të vitit 2021 janë siguruar 1,92 miliardë denarë. Do të përfshihen rreth 60.000 punëtorë në muaj, ndërsa mbështetja do të jetë e përshkallëzuar në vlerë prej 14.500 deri 21.776 denarë.
kryeministri Zoran Zaev, duke e sqaruar hollësisht pakon e pestë, kjo masë është me opsion, gjegjësisht kompanitë do të mund ta shfrytëzojnë ose atë ose masën e dytë – për kredi me zero për qind interes në veprimtaritë turizëm, zejtari, hotelieri, industrinë e organizimit të ngjarjeve, transport, institucione private shëndetësore. Për masën e dytë janë projektuar 615 milionë denarë ose 10 milionë euro dhe për të mund të aplikohet në vitin 2021. Mjetet do të realizohen përmes Bankës Zhvillimore.
Risinë që e paralajmëroi dje Qeveria është ajo që kompanitë nuk do t’i kthejnë mjetet nga mbështetja financiare për pagesë të pagave për shkurt dhe mars, nëse i investojnë në periudhën e ardhshme për rritje dhe zhvillim, pa dallim nëse do të realizojnë fitim apo humbje në fund të vitit.
Me pakon e re të masave është paraparë edhe të shlyhet interesi i borxheve që qytetarët i kanë ndaj ndërmarrjeve publike. Me këtë masë nuk është përfshirë interesi i borxheve ndaj kompanive private EVN, BEG dhe ndërmarrjeve tjera private, të cilat ofrojnë shërbime publike, por kryeministri Zaev u ka bërë thirrje edhe atyre nëse kanë mundësi, t’i bashkëngjiten këtij aksioni.
Gjithsej prej 307,5 milion denarë është mbështetja për prodhuesit e duhanit i parashikuar me pakon e pestë qeveritare anti-krizë, 50 milionë denarë do të jenë mbështetje për të gjitha 120 radiot dhe televizionet në vend të cilat kanë koncesione për emetim të programeve.
Mes masave është ajo edhe me të cilën parashikohet se nëse iu janë rregulluar të gjitha detyrimet paraprake, komunat këtë vit do të munden që kursimet e realizuara nga viti i kaluar t’i shfrytëzojnë për investime kapitale, në vend se t’i kthejnë në Buxhet.
Ai paralajmëroi se shumica e masave do të përdoren deri në fund të vitit 2021 që të kenë ndikim dhe efekt mbi ekonominë.
Janë paraparë mjete në Buxhet, ndërsa nëse ka nevoja për realizimin e mjeteve shtesë, do të ketë ribalanc të buxhetit. Buxheti e përfshin gjithë pakon e pestë dhe mjetet shtesë që janë paralajmëruar dhe pritet të realizohen me sukses deri në fund të vitit, dhe për këtë do të ketë një ribalans të duhur, por jo së shpejti, sepse tani ka fonde për realizim në muajt e ardhshëm, pra në gjysmën e parë të vitit, tha sot në një konferencë për shtyp ministri i Financave Fatmir Besimi, duke shpjeguar prej ku do të sigurohen mjetet për masat.
Kundrejt pritjeve të tyre lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski vlerësoi se bëhet fjalë për pako të pazhvilluar të masave ekonomike, e cila nuk do t’u përgjigjet nevojave të ekonomisë dhe qytetarëve në atë masë në të cilën ata presin.
Masat nga pakoja e pestë janë miratuar përmes dialogut dhe partneritetit me odat ekonomike, punëdhënësit dhe sindikatat, si dhe katër pakot e tjera, të pasuara me analiza serioze të institucioneve.