Spejs Iks (SpaceX) lëshoi raket barëtse Falkon 9 me 60 mikrosatelitë Starlink.
Lëshimi i raketës u transmetua drejtpërdrejt në faqen e internetit të kompanisë private amerikane Ilion Mask.
Raketa u lëshua para orës 23 sipas kohës lokale nga kosmodromi Kejp Kanaveral, në Floridë. Falkom 9 ishte përdorë në pesë lëshime paraprake që të ulen shpenzimet, por këtë herë SpaceX nuk arriti ta kthejë në platformën speciale lundruese të dizajnuar.
Lëshimi u caktua për të dielën, por u shty për një ditë për shkak të kushteve të pavolitshme të motit.
Projekti Starlink i Spejs Iks është rrjet i satelitëve në orbitë që të sigurohet qasje në internet. Lëshimi në përdorim i gjithsej 11.000 mikrosatelitëve do të kushtojë 10 miliardë dollarë.