Mjekët në Japoni do të duhet t’i hedhin një pjesë të vaksinave kundër koronavirusit, të prodhuara nga kompania farmaceutike amerikane Fajzer, për shkak të mungesës së numrit të mjaftueshëm të shiringave specialë, kumtoi sot sekretari i përgjithshëm i Qeverisë japoneze, Kacunobu Kato.
“Nuk është e lehtë të blihet sasia e saktë e këtyre shiringave specialë, nuk ka numër të mjaftueshëm në botë”, sqaroi ai, duke shtuar se Tokio për momentin është duke negociuar me disa prodhues.
Çdo shishkë e vaksinës së Fajzerit përmban sasi për gjashtë injektime, por vetëm shiringat special mund ta zbatojnë në tërësi. Përforcimi i shiringave të rëndomtë mundëson përdorimin e pesë dozave të vaksinës.
“Pjesa tjetër e përmbajtjes së ampulave duhet të hidhet”, e pranoi sekretari i përgjithshëm i kabinetit.
Për këtë, me serinë e porositur të vaksinave të Fajzerit do të mund të vaksinohen rreth 60 milionë njerëz, në vend se 72 milionë siç ishte planifikuar paraprakisht.
Vaksinimi do të fillojë nesër.