Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe ministri për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare i krahinës federale gjermane Rajna Veriore-Vestfalia ,Shtefan Holthof-Fertner, sot do të nënshkruajnë Deklaratë të përbashkët për qëllimet e bashkëpunimit ndërmjet qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Rajna Veriore-Vestfalia.
Siç kumtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme, nënshkrimi do të mbahet permes video-lidhjes, për shkak të kushteve epidemiologjike, ndërsa në ceremoninë solemne në Shkup do të marrë pjesë edhe ambasadorja e Republikës Federale Gjermane në Maqedoninë e Veriut, Anke Holshtajn.
Rajna Veriore-Vestfalia me popullatë prej pothuajse 18 milion qytetarëve, është krahina më e madhe gjermane sipas numrit të banorëve dhe është selia e një numri të objekteve udhëheqëse, jo vetëm gjermane, por edhe evropiane industriale dhe të biznesit.
Nga MPJ-ja thonë se me nënshkrimin e Deklaratës së përbashkët pritet përforcim plotësues i pozitës së Republikës Federale Gjermane, si partner më i rëndësishëm i jashtëm –politik dhe ekonomik-tregtar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe një nga tre investitorët më të rëndësishëm në tregun tonë.