Republika e Maqedonisë së Veriut sot me Republikën federale të Gjermanisë do të nënshkruajë marrëveshje për grant të dedikuar për burime të ripërtëritshme për tranzicionin e energjetikës.
“Nënshkrimi i marrëveshjes do të thotë shfrytëzim i mjeteve të pakthyeshme nga qeveria gjermane në vlerë prej 2,4 milionë eurosh, të cilët na i lënë në dispozicion 80.5 milionë euro shtesë si kredi të lira për ndërtimin e objekteve energjetike”, informojnë nga Qeveria.
Marrëveshjen do ta nënshkruajnë drejtori i përgjithshëm i EMV-së, Vasko Kovaçevski dhe drejtori i KfW për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, Rene Esheman, ndërsa është paralajmëruar edhe fjalim i kryeministrit, Zoran Zaev dhe ambasadores gjermane, Anka Holshtajn.