Në shtëpinë ligjvënëse sot do të mbajë mbledhje Këshilli buxhetor dhe gjashtë komisione kuvendore.
Këshilli buxhetor I Kuvendit duhet të debatojë për Propozim-vendimin për konstatimin e vlerës së pikes për përllogaritje të rrogave të nëpunësve të Kuvendit për vitin 2021. Në rend dite është edhe Propozim-vendimi për mënyrën e përcaktimit të rrogave të të punësuarve në Shërbimin e Kuvendit të cilët kryejnë punë ndihmëse-teknike dhe nuk kanë status të nëpunësve të adminstratës.
Zbatimi I Kodit për sjellje etike të deputetëve në Kuvend dhe rekomandimet e GREKO-s lidhur me Udhëzimin për zbatim të Kodit, janë në rend dite të Komisionit për çështje të mandatit-imunitetit.
Anëtarët e Komisionit për mbrojtje dhe siguri duhet të debatojnë për propozimet për ndryshim të ligjeve për armë, për kundërvajtjet kundër rendit publik dhe sigurisë në komunikacionin në rrugë.
Komisioni për financim dhe buxhet do ta shqyrtojë Propozim ligjin për plotësim të Ligjit për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale, me procedure të shkurtuar, propozuar nga një grup deputetësh.
Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji do të diskutojë për Planin financiar për ndryshim të Planit financiar të NPR Radio Televizioni I Maqedonisë për vitin 2020, për Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lundrim të brendshëm dhe për propozim ndryshimet e Ligjit për pastërti publike.
Në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike, ndërkaq, janë Propozim plani financiar I Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit për vitin 2021 dhe Propozim-vendimi për përcaktimin e përqindjes së përfshirjes nga të ardhurat e përgjithshme vjetore, për financim të punës së saj.
Në Kuvend për sot janë caktuar edhe dy mbledhje të Komisionit ligjvënës-juridik në të cilat duhet të shqyrtohen rreth dhjetë propozime për ndryshim dhe plotësim të ligjeve.