Debati për regjistrimin ka përfunduar. Regjistrimi në vendin tonë do të zbatohet prej 1 deri më 21 prill. Ne jemi një prej vendeve të rralla në botë, të cilat për 20 vjet nuk kanë regjistrim dhe duhet të jemi akoma më përgjegjës sa më parë ta zbatojmë regjistrimin, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjes për grant për burime të rinovueshme të tranzicionit energjetik.
Në frymën e përfshirjes dhe tentimit të arritjes së konsensusit, theksoi Zaev, kemi pasur mirëkuptim për të gjitha propozimet dhe gjithçka mund të jetë e pranueshme, por debati për regjistrim ka përfunduar.
“Çfarëdo qofshin komentet për anulumin eventual, ose jo, morën fund. Debati në vendin tonë po bëhet nga viti 2012 e këtej, pasi nuk pati sukses regjistrimi, ndërsa ato janë plot nëntë vjet që debatojmë për regjistrimin. Dhe mjaft ishte debat, le të ulemi dhe ta përfundojmë këtë regjistrim, pasi, as do të ndryshojë diçka politikisht në shtet e as nuk do të shkurtojë, e as nuk do të plotësojë përparësi ose rregulla të caktuara, privilegje ose çfarëdo qoftë”, tha Zaev.
Regjistrimi, theksoi, do të japë të dhëna statistikore si operacion statistikor, të cilat janë të rëndësishme për planifikimin e ardhshëm në shtet.
“Metodologjia tashmë është publikuar dhe janë përgjigjur të gjitha pyetjet. Obligim i çdo qytetari është të regjistrohet. Ka sanksione serioze për refuzim, për dhënien e përgjigjeve, gjegjësisht mosregjistrimin në regjistrim. Ky është obligim qytetar ndaj shtetit dhe besoj se të gjithë do ta përmbushim”, deklaroi Zaev.
Edhe njëherë Zaev ju bëri thirrje të gjithë aktorëve në shoqëri – partive politike, organizatave të shoqërisë civile, odave, sindikatave dhe qytetarëve, të gjithë në mënyrë serioze t’i qasemi këtij operacioni statistikor.