Me iniciativë të Klubit parlamentar për Çështje dhe Politika të Rinisë, sot në Kuvend do të organizohet debat publik mbi konceptin dhe mënyrën e dhënies së provimit të maturës shtetërore.
Në debat do të marrin pjesë përfaqësues të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme të cilët kërkojnë ndryshime në konceptin aktual, pra marrjen e dy në vend të katër lëndëve në provimin e maturës shtetërore, si dhe programe të shkurtuara në të gjitha lëndët.
Të hënën, ata ndaluan përkohësisht bojkotin në pritje të vendimit në Kuvend ku u paraqit Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin e mesëm, ndërsa të martën me kërkesën e tyre, ata patën takim me kryeministrin Zoran Zaev.
Pres shërbimi qeveritar, kumtoi se pas takimit, kryeministri Zaev shprehu mbështetje për nxënësit e shkollave të mesme dhe theksoi se qeveria është “e hapur përmes dialogut për të diskutuar gjetjen e një zgjidhje të përbashkët kompromisi e cila është në favor të maturantëve si dhe për arsimin e tyre cilësor në arsimin e mesëm dhe të lartë”.