Është e paqartë kur Ballkani Perëndimor do të arrijë mbulim adekuat të popullatës së vet prej 18 milionë njerëzve me vaksinë kundër Kovid-19. Një gjë, megjithatë është e sigurt. Edhe kur numër i konsiderueshëm i grave do të kthehen në vendet e punës që i humbën gjatë pandemisë, pabarazia nuk do të zhduket, që e parandalon rajonin ta realizojë potencialin e vet të plotë dhe të krijojë rezistencë ndaj goditjeve të ardhshme, theksojnë në deklaratën e përbashkët sekretarja e përgjithshme e Këshillit për bashkëpunim rajonal (RCC), Majlinda Bregu dhe drejtoresha e Byrosë rajonale të UNDP-së për Evropë dhe Komunitetit të shteteve të pavarura, Mirjana Shpoljariq.
Ata konsiderojnë se tani, si asnjëherë më parë, nevojitet gratë të kthehen në punë. Si ,mbështetje ndaj kësaj, Programi zhvillimor i UNDP-së dhe Këshilli për bashkëpunim rajonal në dhjetor 2020 e ngritën i iniciativën për përforcim ekonomik të grave të Ballkanit Perëndimor.
Themelet e kësaj iniciative janë përforcimi i rrjetit dhe bashkëpunimi i çështjeve të ndryshme gjinore dhe mundëson kornizë strategjike të nevojshme në këtë moment jashtëzakonisht të rëndësishëm që të konfirmohen dhe zbatohen aktivitete në domenin e politikave me qëllim të përforcimit të grave dhe mënjanimin e dallimeve gjinore në pozicionet udhëheqëse.
“Përforcimi ekonomik i grave dhe aftësia të përparojnë në ambient të sigurt dhe produktiv, në punë dhe në shtëpi, janë kushte të domosdoshme që Ballkani Perëndimor të arrijë rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm”, vlerësojnë Bregu dhe Shpoljariq.
Ato theksojnë se rritja e sipërmarrësisë së grave dhe pjesëmarrja e grave në fuqinë e punës do të sillte rritje të BPV-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor për deri 20 për qind.
Investim i mençur është investim në gratë në pozicione të larta në politikë dhe në vende udhëheqëse në ekonomi. Dëshmitë empirike tregojnë se përfaqësimi më i madh i grave e rritë cilësinë e menaxhimit. Gjithashtu, ndërmarrjet në të cilat është goditur përfaqësimi i grave në pozita udhëheqëse kanë mundësi më të mëdha për realizim të rritjes që qëndrueshme, përfituese”, theksojnë Bregu dhe Shplojariq.
Barazia gjinore është pjesë e rëndësishme e ambientit strategjik të BE-së në kuadër të negociatave për zgjerim. Mënjanimi i dallimeve gjinore në tregun e punës dhe arritja e pjesëmarrjes së barabartë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë paraqet qëllim kryesor të Strategjisë për barazi gjinore të Komisionit evropian.
Një nga prioritetet e para të iniciativës është rritja e pjesëmarrjes së grave në arsim dhe karrierat në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës. Numri i grave në Ballkanin Perëndimor të cilat i braktisin studimet apo heqin dorë nga karrierat në këto sfera është shqetësuese dje arrin deri 70 për qind.
Bregu dhe Shpoljariq vlerësojnë se kthimi i status kuo-së, që ishte para pandemisë, do të thotë ngecje e Ballkanit Perëndimor. Nëse në përgjigjen tonë ndaj pandemisë nuk e kyçim edhe perspektivën gjinore, nuk do të arrijmë të ndërtojmë shoqëri rezistente dhe vetëm më shumë do ta përforcojmë pabarazinë gjithnjë e më të madhe.
“Gratë janë çelësi për shfrytëzimin e potencialit ekonomik në rajonin tonë dhe duhet t’u ndihmohet të përfitojnë shkathtësi dhe përvoja të udhëheqin dhe të kahëzojnë punën në ndërmarrje, të vizitojnë edukime nga sfera e financave, përfshirë edhe trajnime për mënyrën e konstatimit të prodhimeve dhe shërbimeve të ndryshme adekuate financiare, me çka do t’u mundësohet të menaxhojnë me mjetet dhe të kryesojnë në rrugën drejt qëndrueshmërisë”, konkludojnë Bregu dhe Shpoljariq.