Pandemia me Kovid-19 është katalizator në procesin e digjitalizimit të gjyqësorit, theksoi ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në fjalimin e tij në Konferencën e 5-të ndërkombëtare gjyqësore me temë “Gjyqësori në gjendje pandemie”, kumtoi Ministria e Drejtësisë.
Sipas Maçiq, edhe krahas shumë çështjeve që u ngritën pas njoftimit të konceptit të dgjhitalizimit të gjyqësorit, Ministria e Drejtësisë në periudhën e ardhshme do t’i kushtojë vëmendje të veçantë këtij procesi.
“Kur e mora detyrën e ministrit të Drejtësisë, thashë që futja e teknologjisë së informacionit në punën e gjykatave do të duhet të ndodh. Dhe jo vetëm për shkak të ecjes në hap me trendet, por sepse në atë mënyrë do të sigurojmë efikasitet dhe transparencë më të madhe në procedurat gjyqësore dhe kështu do të lehtësojmë qasjen në drejtësi për qytetarët dhe do të kontribuojmë në një besim më të madh në funksionimin e sistemit. E gjithë kjo kërkon ndryshime ligjore, parakushte teknike, siç janë pajisja e gjykatave për gjykime onlajn, gjegjësisht mjete financiare, dhe kuptohet – përgjegjësi e sistemit gjyqësor për të bërë këtë hap teknologjik”, tha Mariçiq.
Sipas ministrit, tani është koha e duhur për të intensifikuar këtë proces në mënyrë që t’i arrijmë vendet e zhvilluara evropiane.
“Mendoj se jemi duke punuar në kohë, gjë që dëshmohet nga fakti se Komisioni Evropian më 2 dhjetor të vitit të kaluar e miratoi Komunikatën për drejtësinë dixhitale në BE, qëllimi i së cilës është pikërisht të sigurohet se drejtësia gjithashtu ecë përpara në përputhje me kohën digjitale. Edhe në nivelin e BE-së, po punohet për të zhvilluar një mjet të ri për drejtësinë digjitale, që përfshin kornizë gjithëpërfshirëse për aktivitetet legjislative, financiare dhe IT për të mbështetur tranzicionin digjital të vendeve-anëtare”, tha ministri Mariçiq në fjalimin e tij në Konferencën e 5-të ndërkombëtare gjyqësore me temë “Gjyqësori në gjendje pandemie”.