Për momentin nuk ka indikacion se duhet të ketë ashpërsim të masave. Edhe më tutje po bëhen analiza intensive të llojit të virusit, është detektuar variant i llojit britanik të virusit, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Theksoi se dje ka pasur takim me ambasadoren britanike, kanë shkëmbyer përvoja sa i përket asaj se si ka filluar kjo valë e fuqishme në Britani të Madhe dhe çfarë masa kanë ndërmarrë.
“Për momentin konsiderojmë se nuk ka nevojë të ndryshojmë masat të cilat tani janë në fuqi”, tha Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në Poliklinikën Bit Pazar, ku do të ruhen vaksinat kundër Kovid-19.