CIVIL I organizon panel diskutim në temën: “Si mund të (keq)përdoret regjistrimi?” sot, 9 shkurt, në Hotel “Sollun”, Shkup, me fillim në ora 13:00. Pjesëmarrës në panel diskutim janë Apostoll Simovski, drejtor i Entit Shtetëror për Statistikë, Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit. Lupço Zikov, Kryeredaktor i “Kapital” dhe Dehran Muratov, gazetar dhe koordinator i CIVILit.
Panel diskutimin do ta drejtojë Zoran Ivanov, gazetar.
Në përputhje me masat mbrojtëse nga KOVID-19, panel diskutimi do të jetë pa publikë, ndërsa opinioni dhe mediumet do të mund ta ndjekin ngjarjen drejtpërdrejtë në faqen e Facebook, si dhe kanalin në Youtube të CIVILit.
Panel diskutimi nga CIVIL do të mundohet tu përgjigjet më shumë pyetjeve dhe temave lidhur me regjistrimin, në mënyrë adekuate me ekspertizën, gjegjësisht përvojën e pjesëmarrësve në panel diskutim. Diskutuesi i parë në këtë aktivitet do të jetë Apostol Simovski, drejtor i Entit Shtetërorë për Statistikë që është institucioni më relevant për realizimin e regjistrimit. Ai do të përgjigjet në pyetjen se si do të realizohet regjistrimi dhe cila është rëndësia e këtij operacioni statistikor.
Pyetjet dhe temat e tjera lidhen me rëndësinë e regjistrimit në ekonomi, sipërmarje dhe bashkësinë e biznesit, si edhe për bashkësitë më të vogla etnike në vend.
Fatkeqësisht, e paevitueshme është edhe pyetja për motivet për të cilat politizohet regjistrimi.
Panel diskutimi do të zgjasë rreth një orë e gjysmë. Gjatë kohës së diskutimit, ekipi i CIVIL do ti ndjekë reagimet dhe pyetjet në rrjetet sociale dhe një pjesë prej tyre do tua përcjellë pjesëmarrësve në diskutim.
Ekipi i CIVILit për komunikime