Unioni i nxënësve të shkollave të mesme sot dërgoi letër deri te Kabineti i kryetarit të Qeverisë Zoran Zaev nga i cili kërkon t’i pranojë në takim për të biseduar për maturën shtetërore.
Siç informon Unioni dhe kryetari i tij Blendi Hodai, në letrën deri te kryeministri kërkojnë takim në të cilin do t’i nxjerrin dy kërkesat e tyre për “modifikim të maturës shtetërore – zvogëlim të numrit të lëndëve prej katër në dy dhe programe mësimore të shkurtuara.
“Shpresojmë se jeni të informuar për situatën rreth maturës shtetërore edhe përmes mediumeve dhe kanaleve zyrtare të komunikimit. Gjithashtu, shpresojmë se takimi do të mbahet sa më shpejtë, sepse koha skadon, që do të thotë se duhet menjëherë të veprojmë për ta zgjidhur çështjen”, shkruan në letrën e Unionit të nxënësve të shkollave të mesme deri te Kabineti i kryeministrit.
Pas 12 ditësh bojkot, të cilin e filluan në ditën e parë të gjysmë vjetorit të dytë, maturantët të organizuar nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme u kthyen në mësim. Unioni vendosi ta lë në pritje bojkotin dhe të presë. Parlamenti të gjejë zgjidhje prejse grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dorëzoi Propozim-ligj për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për arsimin e mesëm.
Kryetari i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme Hodai deklaroi se deri në fund të shkurtit do ta ndjekin mësimin dhe do të presin që Kuvendi ta pranojë dhe votojë kërkesën e tyre, ndërsa nëse nuk ndodh kjo paralajmëroi se do të qëndrojnë me kampe para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.