Pranim-dorëzimi i ventilatorëve mjekësor nga Fondi i mirëbesimit të NATO-s për përgjigje ndaj pandemisë (NATO Pandemic Response Trust Fund – PRTF), si donacion nga Slovak Eid (Sllovak Aid), do të mbahet sot në orën 13:00 në Aeroportin ndërkombëtar në Shkup.
Donacioni është realizuar në kuadër të vizitës së ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korçok, i cili sot po qëndron në Shkup.
Përveç Korçok, në ngjarje do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri i ngarkuar me Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, në cilësinë e koordinatorit kombëtar për ndihmën e jashtme në vend dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Deklaratat për mediat janë planifikuar pas ngjarjes.