Efikasiteti konkret i vaksinave kineze në publikime të ndryshme shkon prej 60-të deri afër 90 për qind. Megjithatë, mendoj se tërësisht e mjaftueshme është të arrihet efekti i dëshiruar, ndërsa kjo është të ketë shkallë të caktuar të imunitetit kolektiv, theksoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Sipas tij, ajo që është shumë e rëndësishme është sasia me të cilën tërësisht mbulohen dy kategori shumë të rëndësishme, së pari punonjësit shëndetësor të gjithë dhe jo vetëm punonjësit shëndetësor, si dhe gjithë të tjerët të cilët punojnë në sistemin shëndetësor dhe kategorinë më të rrezikuar të qytetarëve të moshuar me sëmundje kronike.
Ai tha se vaksinat e “Fajzer”, dhe “Moderna”, së bashku me ato kineze kanë absolutisht shkallë të njëjtë të sigurisë.
“Janë zhvilluar platformat e sigurisë nuk ka hapësirë për dyshim në sigurinë e asnjërës nga këto vaksina. Bisedojmë me “Fajzer”, “Moderna” që në fillim na thane se sasia më e vogël për të cilën bisedoni është diçka me të vërtetë shumë për tregun tone duke e marrë parasysh atë që tashmë kemi hyrë edhe në sistemin KOVAKS dhe në negociatat me “Fajzer”. Do të thotë ofruan së paku dy milion doza, megjithatë jemi të hapur absolutisht për të gjitha opsionet. Unë besoj se pas muajit mars shumë më të arritshme do të jenë të gjitha vaksinat, shumë më lehtë do të shkojnë gjithë ato biseda dhe do të rritet arritshmëria gjithkund në Evropë”, tha Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas pranim-dorëzimit të katër aparateve respiratorë nga NATO-ja. Fondi i besueshëm për përgjigje të pandemisë si donacion nga Sllovak eid.
Në lidhje me dinamikën e vaksinimit, potencon, se fillohet me diçka që seriozisht do ta ngrit procesin e tërësishëm të vaksinimit.
“Dhe vetëm sipas dinamikës të arritjes së vaksinave tjera nga sistemet tjera sipas përgjigjes nga “Fajzer” që e presim tashmë me të vërtetë një kohë të gjatë, do të planifikojmë edhe të tjera përderisa duhen furnizime të llojeve adekuate të vaksinës. Çka duam me siguri të sigurojmë, gjegjësisht nga çka të mbrohemi, të mos ketë ndërprerje në procesin e imunizimit, njëherë kur të fillojë ajo të jetë në vazhdimësi sipas prioritetit të të gjitha grupeve kritike”, potencoi Filipçe.
Vaksina e “Astra Zeneka”, theksoi ministri, është vaksinë që në pjesën e studimeve klinike në një kategori të rritur ka pasur më pak të anketuar, megjithatë edhe vetë prodhuesi tani gjithë atë e menaxhon. Shtoi se ende është herët të tregohet nëse me të vërtetë ka efikasitet më të vogël drejt disa llojeve të mutacionit të virusit, por ekipi i tyre profesional me kujdes i ndjek të gjitha publikimet.