Qëllimi i reformës është ta modernizojmë arsimin tonë me model të ri të mësimit i cili është i inspiruar nga sistemet arsimore të vendeve të zhvilluara në Evropë dhe botë, por duke i pasur parasysh gjendjet tona autentike shoqërore-ekonomike dhe së bashku me përvojat botërore të krijojmë model nacional, tonin të arsimit fillor, tha kryeministri Zoran Zaev në fjalimin me të cilin e filloi debati kuvendor për Projekt-konceptin për arsimin fillor.
Duhet të merren parasysh, tha, inkluziviteti, barazia, barazia gjinore dhe multikulturalizmi dhe aspekte të era të konceptit tonë “Një shoqëri për të gjithë”.
“Këto ditë po dëgjohen zëra se po shpejtojmë me reformën arsimore. Mendimi im është I kundërt – ne jemi vonë me reformat në arsim. Ato është dashur të ndodhin para rreth dhjetë viteve sepse si domosdoshmëri I imponoi kryesisht zhvillimi I shpejtë në të gjitha sferat shoqërore të cialt kërkojnë arsim në hap me ndryhsimet dinamike dhe progressive. Kur them se jemi vonë, njëkohësisht them se edhe nuk do të shpejtojmë. Do të punojmë në atë të dizajnojmë reformë më adekuate arsimore, e cila është në interesin më të mire për fëmijët. Me model të atillë inovativ dhe të zbatueshëm arsimor, t’i mundësojmë çdo fëmije që përms arsimit ta arrijë potencialin e vet maksimal. Prandaj, për here të parë në dekadën e fundit në shtetin tone, po bëhen reforma në mënyrë transparente dh përfshirje e të gjitha palëve, ndërsa në interes më të mire të nxënësve”, theksoi Zaev, duke shtuar se debatet e deritanishme consultative dhe ky debat public do të ndihmojnë të spastrohen edhe disa dezinformata lidhur me projektin fillestar të konceptit.
Për shembull, tha, me prezantimin e project-konceptit qartë tregohet se me lëndën Shkenca natyrore nuk hiqet lënda e Historisë apo lëndë të tjera, por përmbajtjet prej tyre parashihen të bëhen pjesë e obligueshme e programit të ri mësimor. Nuk parashihet as pakësim I mësimdhënësve të Historisë, Gjeografisë dhe Arsimit qytetar, por vazhdojnë, tha, së bashku ta planifikojnë mësimin me qëllim që nxënësit të marrin njohuri më të mira të mundshme në mënyrë efikase.
Shtoi se koncepti u mundëson edhe zhvillim në karrierë mësimdhënësve dhe se bazohet në analizën e ekspertëve dhe institucioneve ndërkombëtare dhe se është pjesë e Strategjisë për arsim 2017-2025 dhe është paraparë me Ligjin për arsim fillor të sjellë vitin e kaluar.
Ministrja Milla Carovska në fjalim theksoi se reformat në arsim janë të domosdoshme, pasi janë në interes të të gjithë fëmijëve në shtet dhe ky proces nuk guxon të ndalojë pasi çdo vit shkollor fëmijët tanë, siç tha, mësojnë prej teksteve shkollore jo cilësore, duke ndjekur një program të papërshtatshëm ndërsa kjo shkakton dëme të mëdha tek gjeneratat e reja.
“Të gjitha hulumtimet konfirmojnë se fëmijët tanë nuk i fitojnë njohuritë e nevojshme dhe nuk mund ta zhvillojnë potencialin e tyre të plotë për shkak të sistemit të keq arsimor. Sipas OECD, nxënësit deri në 14 vjeç nga Maqedonia e Veriut i fitojnë rreth 900 orë më pak mësim në krahasim me vendet e tjera anëtare ndërsa sipas USAID-it, fëmijët tanë kanë vështirësi në aftësitë kryesore, siç janë leximi me kuptim. Testimet e tyre tregojnë se më pas se 40 për qind në klasën e dytë i kanë përfunduar detyrat me tekst të lexuar, kundrejt matjes ndërkombëtare prej 80 për qind. Këto të dhëna do të thonë gjenerata të shkatërruara dhe potenciale të lëna mënjanë dhe të harruara”, tha ministrja resorë, e cila në fjalim foli për përfitimet e konceptit të ri.
Anëtarët e grupit të punës të cilët e krijuan Projekt – konceptin, Violeta Petrovska-Beshka dhe Krilli Barbarev, e prezentojnë atë para të pranishmëve të debatit publik kuvendor, që sot e organizoi Komisioni amë për arsim, shkencë dhe sport. Marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë, MASH-it dhe të organeve në përbërje të tij, prej institucioneve arsimore shtetërore, profesorë të fakulteteve pedagogjike, drejtorë dhe mësimdhënës të shkollave fillore, të ASHAM-it, organizatave joqeveritare dhe ndërkombëtar.