Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiqi thotë se pas ndërhyrjes së institucioneve dhe mbylljes së grupit “Dhoma Publike”, tani rasti është në duart e prokurorisë dhe gjykatave të cilat duhet të veprojnë. Ministri paralajmëroi se do të ndryshohen ligje që të ketë siguri më të madhe për viktimat si ato nga “Dhoma Publike”, por edhe dëme më të ashpra.
“Tani është në veprim prokuroria, ta ndriçojë këtë rast përmes rrugës gjyqësore, ka mjaft materiale të cilat janë dorëzuar në prokurori. Ne si institucione të cilat i propozojmë rregulloret, atë që mund ta bëjmë tani dhe e bëjmë tani është sjellja e propozim ndryshimeve në Kodin Penal. Të gjitha këto çështje janë mbuluar edhe në Konventën e Stambollit dhe mbi bazë të implementimit të saj vendosim vepra të reja penale siç është “gjurmimi” dhe “ngacmimi gjinor”, tha Mariçiqi në deklaratën për Teëevizionin 24.
Përndryshe, këtë ndryshime të Kodit penal tashmë kanë përfunduar në Ministrinë e Drejtësisë dhe së shpejti hyjnë në procedurë qeveritare, pastaj në procedurë parlamentare.