Ministri i Mjedisit Jetësor, Naser Nuredini, dje pasdite realizoi video-takim me drejtorin e përgjithshëm për çështje klimatike në Komisionin Evropian (KE), Mauro Petriçione, nga i cili ka marrë inkurajim për më shumë ambicie klimatike, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Nga reparti për ndryshime klimatike të KE-së për MIA-n kumtuan se Nuredini dhe Petriçione kanë biseduar për gjendjen me politikat klimatike në BE dhe në Maqedoninë e Veriut. Bashkëbiseduesi evropian e ka informuar ministri e Maqedonisë për sfidat kryesore dhe ambiciet e BE-së, gjegjësisht arritjen e neutralitetit klimatik deri në vitin 2050 dhe zvogëlim të emisioneve të dëmshme për 55 për qind deri në vitin 2030.
“Drejtori e theksoi momentin ndërkombëtar dhe faktin se shumë nga ndotësit e mëdhenj e ndjekin udhëheqjen e BE-së, deklaruan nga kabineti i drejtorit për çështje klimatike”.
Për sa i përket Maqedonisë së Veriut, ministri Nuredini e ka informuar drejtorin për investime të planifikuara për rritje të përdorimit të energjive të rinovueshme dhe ka theksuar se finalizohet ligji klimatik në vend, si dhe strategjia klimatike afatgjate.
Me kthimin e SHBA-së në Marrëveshjen parisiene dhe entuziazmin e ripërtërirë për luftë kundër ndryshimeve klimatike, Brukseli ka rekomanduar që edhe Maqedonia e Veriut t’i bashkangjitet kësaj vale dhe ta shfrytëzojë atmosferën politike për qëllime plotësuese klimatike.
“Komisioni tha se shumë vende do t’i përmirësojnë përpjekjet e tyre në suaza të Marrëveshjes parisiene këtë vit dhe dhe e rëndësishme është tëjesh pjesë e tyre. Komisioni Evropian ofroi ta vazhdojë këtë diskutim me kolegët e Maqedonisë në këto tema”, potencuan nga kabineti i drejtorit.
Politika klimatike është prioritet kryesore i Komisionit nën udhëheqësi të Ursula fon der Lajen.