Zëvendës kryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot realizoi video takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Tomash Ptricek, ku në emër të Qeverisë iu falënderua për pozitat parimore të Republikës Çeke dhe mbështetjen e përgjithshme për fillimin e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut në BE, kumtoi Sekretariati për çështje evropiane.
“Republika Çeke praktikisht po mbron integritetin e procesit të pranimit në BE. Pavarësisht nga vendimet e Këshillit, Maqedonia Veriore vazhdon në rrugën e afrimit me BE dhe në periudhën e ardhshme bashkëpunimi dypalësh në drejtim të ekspertizës dhe ndihmës teknike do të forcohet, kryesisht në fushën e menaxhimit ekonomik, politikës sociale, bujqësisë dhe shfrytëzimi i fondeve evropiane, përfshirë përmes TAIEX dhe Twining përforcimin e kapaciteteve institucionale “, theksoi Dimitrov.
Ministri Petriekek riafirmoi angazhimin e Republikës Çeke në procesin e integrimit evropian, duke rikonfirmuar qëndrimin e tyre që konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë Veriore dhe BE të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur.
Në takim u diskutua edhe bashkëpunimi bilateral dhe mundësia për avancimin e saj
“Donacionet dhe mbështetja nga Republika e Çekisë janël me rëndësi të veçantë për Maqedoninë e Veriut, në veçanti në këtë periudhë kur ballafaqohemi me pasojat e pandemisë, dhe krahas kësaj është e mirëseardhur edhe mbështetja partnerike në zotimet tona ta sjellim BE-në brenda”, theksoi Dimitrov.
Ministri çek, megjithatë porositi se Çekia është e përgatitur ta ofrojë përvojën dhe ekspertizën e saj të çështjeve të domenit të bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.