Qeveria gjermane kumtoi sot se sanksionet shtesë kundër Rusisë nuk përjashtohen pasi një gjykatë në Moskë e dënoi me burg liderin rus opozitar Aleksej Navalni.
Zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel, Shtefen Zajbert tha në konferencë shtypi se Berlini do të diskutojë hapat e mëtejshëm me partnerët evropianë.
SHBA, Britania, Gjermania dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje Moskës që të lirojë menjëherë Navalnin.
Natën e kaluar, një gjykatë në Moskë e ndryshoi dënimin me kusht për Navalnin në rastin “Iv Risher” me 3,5 vjet burg.
Sipas informacioneve jozyrtare, dënimi i Navalnit do të ulet në rreth 2,5 vjet, për shkak të kohës së kaluar në arrest shtëpiak.
Navalni u arrestua në kufirin rus më 17 janar pasi u kthye nga Gjermania, ku po shërohej nga helmimi me agjenc nervor.