Me 70 vota “për” Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e miratoi Propozim ligjin e plotësuar për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ilaçet dhe pajisjet mjekësore, me procedurë të shkurtër, me çka krijohen kushte për import të vaksinave për Kovid-19 në vend. Ligji ishte mbështetur edhe nga deputetët e opozitës, të cilët edhe krahas asaj thanë një varg kritikash për vonesën e vaksinave në vend.
Në Propozim ligjin e plotësuar për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ilaçet dhe mjetet mjekësore, me procedurë të shkurtër prezicohet se për vendosjen e vaksinës për SARS COV 2 në qarkullim, krahas personave juridik të paraparë më parë, kërkesë mund të parashtrojë edhe prodhuesi i ilaçeve me seli të regjistruar jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësues juridik i prodhuesit me seli të regjistruar jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, filiali i prodhuesit të huaj me seli të regjistruar jashtë vendit dhe përfaqësi tregtare të prodhuesit të huaj me seli të regjistruar jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Deputetët e opozitës theksuan se sipas tyre është shumë joserioze ajo që e ka bërë Qeveria sepse e para që është dashur ta bëjë është se ajo është dashur t’i parashtrojë këto ndryshime shumë më herët me çka do të mundësonte hyrje të këtyre vaksinave në vend, e jo atë ta bëjë një grup i deputetëve. Qytetarët e rajonit tashmë po vaksinohen, duke filluar nga Serbia e cila është në vendin e dytë në Evropë me 430.000 të vaksinuar, theksuan ata. Deputetët e opozitës për këtë situatë e akuzojnë ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe kryeministrin Zoran Zaev, të cilët vaksinat i paralajmëruan shumë më herët, ndërsa te ne nuk janë.
Koordinatori i grupit parlamentar Nikolla Micevski akuzoi për vonesën e vaksinave dhe se pushteti pas katër viteve për disa situata nuk duhet ta akuzojë opozitën.
Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE-ja i akuzoi Filipçen dhe Zaevin për vonesën e vaksinave duke potencuar se paralajmërimet e tyre për vaksina nga vendet fqinje janë treguar si të pavërteta dhe veprimet e tyre i dëmtojnë qytetarët dhe ekonominë. “Nuk mundet një ministër i Shëndetësisë rë mos e dijë se si importohen vaksinat, vetëm nëse provizionet nuk janë të rëndësishme për të”, tha Milloshovski.
Nenad Kociq, deputet i LSDM-së potencoi se Serbia ka filluar më herët me vaksinimin për Kovid-10 sepse te ata është selia e Fajzer për rajonin, si dhe se gjatë vitit 2012 deri në vitin 2016 nga ai vend ishin tërhequr përfaqësi të disa kompanive farmaceutike për shkak të konkurrencës jolojale. Kociq potencoi se opozita nuk e njeh punën e Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, ndërsa përkujtoi edhe se opozita nuk ka marrë pjesë në mbledhjen kur është debatuar për këtë propozim.
Arben Zyberi nga BDI-ja bëri thirrje që të mos bëhet politikë me këtë ligj dhe vaksinën dhe sa më shpejtë të miratohet ligji. Kriza e kovidit nuk është vetëm problem i vendit tonë por është problem botëror. Potencoi se në Maqedoninë e Veriut kompania për të cilën flet nuk ka përfaqësues të saj.