Ish-presidenti amerikan Donalld Tramp angazhoi dy avokatë të rinj për mbrojtjen e tij, disa ditë para procesit të revokimit në Senat.
Trampi paralajmëroi se mbrojtjen do ta kryejnë Dejvid Shon dhe Brus L. Kastor xhunior.
Në deklaratën e Donalld Trampit thuhet se ish-presidenti dhe avokatët dakordohen se revokimi është jokushtetues.
Vendimi për angazhim të mbrojtësve të rinj u publikua pasi që pesë avokatë u tërhoqën nga mbrojtja për shkak të mospajtimeve për atë se si të veprohet më tutje.
Siç transmetojnë agjencitë e huaja, Trampi dëshiroi që avokatët të vazhdojnë ta mbrojnë tezën për mashtrim masiv të zgjedhjeve presidenciale, në të cilat fitoi demokrati Xho Bajdën, në vend se të koncentrohen në ligjshmërinë e procedurës për revokim të presidentit i cili nuk është në funksion.
Gjykimi i Trampit për “nxitje të motivimit” pas sulmit në Kongres të ithtarëve të ish-presidentit më 6 janar, duhet të fillojë më 9 shkurt.