Presidenti bullgar, Rumen Radev e kritikoi qeverinë në Sofje se nuk ka bërë aq sa duhet për ta paraqitur pozicionin e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut tek partnerët perëndimorë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja.
Ai në konferencë për shtyp, në të cilën dha llogari për punën e bërë në katër vitet e kaluara të mandatit, deklaroi se kandidohet për mandat të dytë, së bashkë me nënkryetaren, Ilijana Jotova.
“Viti i kaluar ishte vit i ngjarjeve të trazuara dhe dramatike, të cilat e përshpejtuan rrjedhën e ndryshimeve socio-politike në vendin tonë. Në atë vit të trazuar, institucioni i presidentit vazhdoi t’i mbronte interesat e bullgarëve. Të jetë korrektues dhe pengesa e fundit kundër paligjshmërisë dhe lobimit. Të vë në rendin e ditës çështje të rëndësishme, të bashkoj, rreth shkaqeve të rëndësishme”, tha Radev.
Sipas tij, realiteti kërkon institucione me përparësi të qarta dhe parashikueshmëri në punën e tyre.