Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor, në bashkëpunim me Institutin për Studime Komunikimi në kuadër të fushatës “Kthjellohu”, sot do ta prezantojë platformën për raportimin e ndotjes në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit Jetësor.
Platforma mundëson që raportet që do të vijnë nga qytetarët përmes kanaleve të ndryshme elektronike (Fejsbuk, e-adresat, ueb faqet) të arrijnë në një vend dhe t’u përcillen me lehtë inspektorëve kompetentë të cilët do të reagojnë drejtpërdrejt në terren.
Në konferencë për shtyp, me rastin e prezantimit të platformës, do të flasë u.d. drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor, Ana Petrovska.