Ndërmarrja Publike për hedhjen e mbeturinave “Higjiena Komunale – Shkup” bën thirrje që maskat mbrojtëse, dorezat mbrojtëse dhe materiale tjera mjekësore të destinuara për mbrojtjen e shëndetit personal, të mos hidhen në koshat e plehrave ose kontejnerët, por të paketohen paraprakisht, në mënyrë që të mbrohet shëndeti i punëtorëve që largojnë mbeturinat nga Shkupi.
“Gjatë muajve të kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup po përballen me një sasi të madhe të mbeturinave nga maskat mbrojtëse dhe dorezat që qytetarët i hedhin në vendet publike ose i paketojn[ në mënrë të pandërgjegjshme dhe i hedhin në koshat e mbeturinave komunale. Maskat mbrojtëse të përdorura janë posaçërisht një burim i mundshëm infeksioni dhe në përputhje me rekomandimet epidemiologjike, ky lloj i mbeturinave duhet të hidhet i ambalazhuar në thasë të dyfishtë”, thuhet në deklaratën e NP Higjiena Komunale-Shkup.
Nga kjo ndërmarrje thonë se mbeturinat e pajisjeve mbrojtëse i trajtojnë si mbetje komunale dhe qytetarët janë të lirë t’i hedhin ato në kontejnerët e vendosur në vende publike, qofshin ato kontejnerë mbi tokësor dhe nëntoksor apo kosha plehrash.
burim: Portalb