Vendimi ligjor nuk është pengesë për t’u mbajtur regjistrim i suksesshëm, problemet janë rreth politizimit të tij, porositi presidenti, Stevo Pendarovski në koordinimin e sotëm të kreut shtetëror dhe kryetarëve të komunave në organizim të Entit Shtetëror të Statistikës me rastin e regjistrimit të ardhshëm.
Problemet nuk janë as ligjore, as teknike, as shëndetësore, por në politizimin e tij të panevojshëm, i cili krijohet në opinion me thirrje për bojkotim nëse rezultatet nuk pasqyrojnë numrin e ideuar të dikujt. Ato nuk vijnë nga njëra anë dhe janë reflektim i druajtjes prej rezultateve, që nga ana tjetër del nga koncepti i të drejtave të njeriut si përmbledhje e privilegjeve që ia jep dikush. Prandaj, kur bëjmë regjistrim në rajon akoma besojmë se fuqia është në numra dhe se vetëm kështu i realizojmë të drejtat. Por, të drejtat e njeriut nuk janë privilegje që mund të merren ose humben varësisht nga vendimi ose vullneti i dikujt dhe ato nuk varen nga numri. Në një shtet demokratik me të ardhme evropiane të drejtat e fituara nuk guxojnë të mohohen por të rriten”, tha Pendarovski.
Sipas tij, nëse ekziston një punë që duhet të na frikësojë, është ajo e qytetarëve të shpërngulur jashtë vendit, të të rinjve të cilët përgjithmonë e kanë braktisur shtetin në kërkim të një së ardhme më të mirë, ndërsa thotë, janë duke u shpërngulur nga çdo përkatësi etnike dhe përkatësie fetare dhe prej të gjitha komunave dhe qyteteve.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi porositi se Regjistrimi nuk është dhe nuk guxon të jetë operacion politik.
“Është e radhës më të ngrihemi mbi këtë nxitje, është e radhës më të numërohemi mes vendeve në shoqërinë e të cilave synojmë. Në shtojcë të kësaj është edhe serioziteti me të cilin të gjitha institucionet, duke filluar prej Entit Shtetëror për Statistikë, ministritë që për qëllimet e regjistrimit bashkëpunojnë me Entin, Njësitë e Bashkësive të Pushtetit Lokal dhe të gjithë faktorët janë inkuadruar në planifikimin dhe përgatitjen e Regjistrimit i cili konsiderohet si aktivitet me interes të lartë shtetëror për të cilin në Kuvend u soll edhe Ligj i veçantë dhe në bazë të së cilit realizohet bile edhe ky aktivitet i sotëm për informimin dhe dhënien e mbështetjes adekuate dhe inkuadrimin e institucioneve të nivelit më të lartë”, tha Xhaferi.
Sipas tij, zbatimi cilësor i regjistrimit dhe rezultateve prej tij do të jenë bazë e shkëlqyer për sjelljen e ligjeve dhe politikave zhvillimore të bazuara në të dhëna precize të cilat sërish, do të jen me dobi të drejtpërdrejtë për qytetarët në Njësitë e Vetëqeverisles Lokale, me çka do të mundësojë sistemim të barabartë të institucioneve shëndetësore publike, qendrave shkollore, sportive dhe kulturore.
“Të mbledhim forcat, të lëmë anësh të menduarin tonë egoist dhe të ngrihemi mbi situatën, t’i pranojmë rezultatet e regjistrimit dhe të zhvendosemi më nga ai qorrsokak ku kemi ngecur me konstruktin tonë mental anakronik që mos vijë radha të bëjmë regjistrimin e banorëve të shpërngulur dhe të mbetur në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Shpresoj se muaji prill do të jetë vërtetim për atë se kemi maturuar si shtet, pas 20 viteve të plota dhe se jemi të gatshëm të bëhemi anëtar i plotfuqishëm i familjes evropiane në të ardhmen e afërme”, tha Xhaferi.
Kryeministri Zoran Zaev u përqendrua në rreziqet dhe kanosjet të cilat, thotë, akoma e ndjekin regjistrimin, duke e adresuar në paralajmërimin për bojkotimin nga opozita.
“Vlerësoj se është vendimi më i keq që mund ta sjellë cili do subjekt politik, pasi përveç se nuk lejohet në aspektin juridik bojkotimit sjellë vetëm konfuzion midis qytetarëve. Pavarësisht nëse është paketuar në mënyrë të rreme si një thirrje për mospjesëmarrje apo një thirrje për minimin e operacionit më të rëndësishëm statistikor për vendin, është sjellje e papërgjegjshme dhe mungesë e vetëdijes elementare që duke mos e kryer regjistrimin të bëhemi i vetmi vend që nuk mund të planifikojë ndonjë zhvillim nga aspekti ekonomik, arsimor, kulturor. Qëndrimi i tillë është shtyrje me vetëdije e vendit në humnerë dhe kërcënim se do të mbesim një vrimë e zezë në botë si vend i izoluar i cili nuk posedon të dhëna që të mund t’i planifikojë 5, 10, 50 ose 100 vitet e ardhshme nga e ardhmja e jonë”, porositi sot kryeministri Zoran Zaev.
Ai pyeti kujt i përshtatet të kemi një të ardhme të planifikuar mbi të dhëna të gabuara më shumë se 20 vjet? Kujt i përgjigjet të kemi dështuar në planet e zhvillimit? Askush nuk e dëshiron një vend të tillë si partner. Asnjë investitor nuk do të tregojë interes për të investuar kur sheh se vendi nuk ka statistikat themelore mbi burimet e tij për fuqinë zyrtare të punës, tregun, shprehitë e konsumit.
Jemi këtu para jush për të treguar se sa e rëndësishme është që shteti dhe të gjitha institucionet e tij dhe palët e interesit në nivelin qendror dhe lokal ta mbështesin Entit Shtetëror për Statikë për ta zbatuar me sukses operacionin e rëndësishëm strategjik statistikor – Regjistrimi 2021, theksoi Zaev.