Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet takim i kreut të shtetit dhe drejtorit të Entit shtetëror për statistikë, Apostol Simovski me kryetarët e komunave dhe sekretarët e komunave për realizimin e Regjistrimit të popullatës, amvisërive dhe banesave.
Në takimin do të marrin pjesë presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministri Zoran Zaev, ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, ministri i Vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski, kryetari i BNJVL-së, Petre Shilegov dhe drejtori i Entit shtetëror për statistikë, Apostol Simovski.
Përfaqësuesit e Entit shtetëror për statistikë do t’i informojnë përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale për detyrimet e tyre që dalin nga Ligji për regjistrim. Do të ketë edhe seancë për parashtrimin e pyetjeve.
Sipas ligjit, kryetarë të komisioneve për regjistrim në 50 rajone do të jenë sekretarët e komunave.