Marrëveshja mes Bashkimit Evropian dhe kompanisë “Astra Zeneka” për vaksinën e saj kundër virusit korona përmban dispozita detyruese, deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen dhe kërkoi sqarim nga prodhuesit e ilaçeve për vonesat në dërgesa.
Ajo për radion Dojçllandfank tha se marrëveshja përmban sasi shumë të qarta të dërgesës për dhjetor dhe tre tremujorët e parë të vitit 2021, ndërsa përmendi edhe katër reparte prodhimi, prej të cilave dy në Britani të Madhe.
“Ekzistojnë dispozita detyruese dhe marrëveshja është e qartë si kristali”, tha Fon der Lajen.