Ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i cili e heton origjinën e virusit korona sot u takua me shkencëtarët kinezë, pas çka do të vijojnë edhe vizita të laboratorëve, tregjeve dhe spitaleve në Vuhan.
Dje përfundoi karantina dyjavore e ekipit të ekspertëve të OBSH-së pas arritjes së tyre në Kinë, prandaj ata tani do të mund ta fillojnë hetimin, rezultatet e të cilëve i pret e gjithë bota.
“Së pari do të takohemi me kolegët tanë, do të bisedojmë për planin të cilin e kemi në Vuhan. Lideri i ekipit kinez, profesori Vanjan, u tall për disa gabime teknike. Jemi të lumtur që i shohim kolegët tanë kinezë në të gjallë, pas serisë së takimeve onllajn”, deklaroi Marion Kopmans, virusolog nga Holanda, transmetuan mediat britanike.
Ekipi i OBSH-së duhet në Kinë ta kalojë dy javë dhe për aq kohë ta vizitojë edhe tregun ku supozohet se shpërtheu vatra e epidemisë, ndërsa, gjithashtu, do ta vizitojë edhe Institutin e Virusologjisë në Vuhan.